Baçe: Rama po shet shpirtin e kombit. Ky është falimentim total i shtetit

Pas Butrintit dhe zonat muzeale të Durrësit, përfshirë dhe amfiteatrin përcaktohet, t’u jepen fondacioneve të posaçme. Kjo përcaktohet në planin e menaxhimit të zonave arkeologjike të zonave A dhe B të qytetit bregdetar.

Në lidhje me këtë, ka folur akademiku Apollon Baçe, ku në një intervistë për Ora News, tha se trashëgimia kulturore në vendin tonë shihet si një mall tregu që shitet.

Më tej ai tha se faji qëndron te Edi Rama, që sipas tij është diktatori më i madh i rajonit.

Apollon Baçe: Faji që Ramës po i ecën mbarë është i shqiptarëve dhe i të huajve që e paraqesin sikur është kampion i lirisë në një moment që ky është diktatori më i keq që ka parë rajoni.

Amfiteatri i Durrësit është një ndërtim shumë i bukur, është më i madhi në Ballkan dhe i 7-të në botë.  Ne kemi arritur në një pikë, ku çdo gjë mund të shitet, tashmë kemi filluar të shesim shpirtin. Butrinti është simboli i Shqipërisë Antike.  Butrintin e kanë parë si një mall tregu, si një gjë që shitet. Në këtë mes ti nuk bën gjë tjetër veçse jep shpirtin e kombit.

Durrësi ka qenë një përpjekje që është luajtur leku i madh. Ky problem nuk të lind në Lushnje sepse nuk ka lekë të madh dhe nuk ka nevojë për ndërtime të mëdha. Në Durrës ka një spekulacion të jashtzakonshëm, kjo nuk ka ndodhur në kohën e PD-së. Ne për Durrësin kemi pasur një rregullore që bazohej në rregulloren franceze, e cila ka qenë normale. Më pas u ndanë në një zonë A dhe në një zonë B.  Kalaja bizantine përputhet me shterimin e qytetit antik. Kjo ndahet në dy pjesë, është pjesa e themelit, ndërsa B është shtojcë. Durrësi është një qytet që i ka mbijetuar dhe fatkeqësive të mëdha të natyrës.

Ai shtoi se kjo që po ndodh në vendin tonë është falimentim total i shtetit, pasi po shitet xhevahiret e vendit.

Apollon Baçe: Njeriu kur ngelet shumë keq, fillon e shet xhevahiret që ka trashëguar nga ëma. Ky është një falimentim total i shtetit.

I njëjti subjekt që do marrë Butrintin do marrë edhe Durrësin. Nesër do marrë Beratin e çdo gjë.

About Redaksia

Check Also

Polici bandit që terrorizoi protestuesit, i dënuar në Itali me 12 vjet burg për vrasje!

Ervin Zela, banditi që një ditë më parë terrorizoi qytetarët që protestuan para Bashkisë së …

Leave a Reply