Berisha: Reagimet e Alibeajt shkruhen në zyrën e Fugës! Miku i tij mori 97 tendera

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, i cili tha disa ditë më parë se ish-kryeministri po përçan opozitën. I ftuar mbrëmë në emisionin “Open”, Berisha e konsideroi Alibeajn si të keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama.

Për përgjigjen e Alibeajt, Berisha tha se, teksti ishte i shkruar në zyrën e Endri Fugës. Ndër të tjera, Berisha ka akuzuar edhe ish-kryetarin e degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanaj se ka fituar me kompaninë e tij, para nga inceneratorët. Sipas Berishës, Kapllanaj është njeri shumë i besuar i Enkelejd Alibeajt.

Berisha: Të keqpërdorësh është fatkeqësi. Të keqshfrytëzohesh nga një qeveri në një kohë krize të tmerrshme, në një kohë kur shqiptarët paguajnë ushqimet bazë 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së, në një kohë kur paguajnë naftën në nivelet më të larta, të keqpërdoresh si pseudoopozitë nga Edi Rama, nuk ka shpifësirë më të keqe se çfarë mund të bëjë një njeri.

Gazetari: Shumë e ashpër kjo gjuhë.

Berisha: Nuk besoj që të ketë ngelur njeri në Shqipëri që nuk ka konstatuar Alibashën nga Taulant Balla. Edhe teksti, është i tëri nga zyra e Fugës. Të keqpërdoresh në këtë fazë në kohë krize. Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, “Kapllan pallati” ka fituar 97 tendera. Ka fituar para me thasë nga inceneratorët. Njeriu më i afërt në botë i Alibeajt pas të shoqes. Ka marrë para me thes nga inceneratorët. Ti tregon se nuk ke asnjë lloj principi. Si mund të përdoresh si përfaqësues opozite. A ke minimumin e njerëzisë. Qytetarët shqiptarë shkojnë blejnë 30% më lirë se këtu. Albin Kurti është i majtë, por nuk ka vendosur borde nafte dhe ushqimesh. Edhe Maqedonia nuk ka borde.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply