Inceneratorët/ Berisha: Bandat e Ramës përdorën edhe të vdekurit për të grabitur paratë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degëve të PD në Tiranë. Berisha komentoi aferën korruptive të inceneratorëve dhe skemën e evazionit fiskal ku bandat kriminale pranë qeverisë kanë përdorur edhe firmat e të vdekurve për të grabitur paratë.

Kreu i PD tha se, në Shqipëri borxhi është rritur më shpejt në Sri Lanka ndërsa shtoi se Rama po pasuron veten dhe njerëzit pranë tij me pronat publike duke grabtiru xhepat e qytetarëve shqiptarë.

“Kanë përdorur të vdekur e të gjallë, pensionistë në azil. Kemi nëj vjedhje të paimagjinueshme të kthyer në sistem të qytetarëve shqiptarë. Janë vërsulur me tërbim të gjitha pronave publike të vendit. I grabisin për veten, për fisin e tyre, e kthyen, po e sjellin me urgjencë në parlament dekretin e Metës për Butrintin.

500 hektarë do vidhen nga klientela e qeverisë. Pallatin e Brigatave po e marrin për ta ndërtuar kulla e pallate, me ligjin e investitorëve strategjik shpallin burrat e gratë e ministrave investitor strategjik. Kurrë ndonjëherë kjo batërdi në vjedhje e shpërdorimin e pronës nuk është bërë. Kjo do vazhdojë.

Ngjan shumë Shqipëria me Sri Lankën. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91 për qind, sot e ka 190 për qind.

Shqipëria para 1 viti e kishte 81 për qind, sot e ka 107 për qind. Rritja e borxhit është më e shpejtë se atje në Sri Lanka për të përfunduar me 130 në fund të vitit.

Në Sri Lanka, paratë e vjedhura ishin futur nëpër valixhe në pallatin presidencial, këtu vendosen në konto bankare të të vdekurve e pensionistëve, dhe plus qindra milionë në banka off shore.

Në Shqipëri më shumë se në Sri Lanka u rritën çmimet nga vjedhja e qeverisë. Sirenat e alarmit po bien në çdo familje shqiptare. Të gjithë presin nga ne”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply