Berisha, lideri më i ndjekur në rajon në rrjetet sociale

Protesta madhështore e 7 korrikut, ku mijëra shqiptarë iu përgjigjën thirrjes së opozitës dhe shoqërisë civile për të protestuar, nuk ka ndryshuar vetëm opinionin e brendshëm politik në vend. Gjithashtu, një revolucion i vërtetë ka ndodhur edhe në rrjetet sociale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përveç se është lideri më i ndjekur, pëlqyer, komentuar në Shqipëri, ka zënë edhe vendin e parë në rajon.

Kompania Terra World, ka sjellë studimin e dytë në lidhje me pëlqyeshmërinë e liderëve politik të 9 vendeve të rajonit.

Në analizën e bërë mes datave 5 dhe 10 korrik, janë marrë në studim 9 shtete të rajonit. Janë ndjekur dhe analizuar 102 personazhe publike.

Këta të fundit kanë bërë 2238 postime në 5 ditët e korrikut të matura nga Terra, të shpërndara në 1157 faqe të ndryshme në rrjetin social në Facebook.

Në fund rezultati ka qenë jo pak befasues.

Lideri demokrat Sali Berisha është renditur i pari ndër 102 personazhet publike të analizuara nga Terra.

Edi Rama ka rënë në vendin e dytë të renditjes së liderëve më të ndjekur. Dhe duke ditur faktin se ai ka pas vetes një makineri të tërë shtetërore, ku njerëzit detyrohen të bëjnë “share”, komente dhe pëlqime, humbja nuk është vetëm e tij, por e sistemit që ia ka ngritur.

Ndërkaq, sipas kompanisë Terra World, një rritje të madhe ka pasur edhe Partia Demokratike, e cila është në krye të renditjes kur bëhet fjalë për subjektet politike të rajonit.

 

 

About Redaksia

Check Also

Bashkëpunëtori i pa identifikuar i laboratorit të Xibrakës, si trafikonte kokainën me makinën e tij, denoncimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të …

Leave a Reply