• 208 mijë nxënës dhe studentë tregon plagën e rëndë të shpopullimit të Shqipërisë!
DEKLARATË E DEPUTETES ALBANA VOKSHI PAS SEANCËS GJYQËSORE ME MINISTREN EVIS KUSHI
Në respekt edhe të grevës së avokatëve, të cilët sot nuk u paraqitën përsëri, në respekt të grevës së tyre kundër hartës së re gjyqësore.
Meqenëse ishte seancë pajtuese, sigurisht ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja deklaratat dhe denoncimet e mia.
Kjo sigurisht nuk ndodh.
Si mund unë të pajtohem me ministren Kushi kur ajo është përgjegjëse, që e ka degraduar sistemin arsimor?!
Si mundet unë të pajtohem me Evis Kushin, kur ajo është përgjegjëse që e ka shndërruar arsimin, në celulë të Partisë Socialiste?!
A mundem unë të pajtohem apo të bëhem palë me qeverinë e cila po keqtrajton mësuesit, e cila nuk u jep arsimin që ata meritojnë, pra, nxënësit dhe studentët?!
A mundet unë të pajtohem me Evis Kushin dhe Edi Ramën, që mbajnë përgjegjësi ligjore, përgjegjësi morale, përgjegjësi politike që 208 mijë nxënës dhe studentë janë larguar nga sistemi arsimor këto tetë vitet e fundit?!
“208 mijë nxënës dhe studentë” tregon plagën e rëndë të shpopullimit të Shqipërisë!
Po nëse qeveria është armik kryesor i i të rinjve, armik kryesor i dijes, armik kryesor i arsimit cilësor, ne si opozitë do të vazhdojmë të jemi në krah të tyre.
Duke përgëzuar , duke falënderuar, duke shprehur mirënjohjen për çdo nxënës, për mijëra nxënës, studentë, prindër të tyre, që iu bashkuan protestës së 7 korrikut, unë do t’i ftoja, do t’i bëja thirrje çdo prindi, çdo studenti, çdo nxënësi madje, të rezistojnë të protestojnë, të bashkohen në protestat që sapo kanë filluar dhe do të vijojnë më tej.
Vetëm duke protestuar Shqipëria bëhet një vend i jetueshëm, ku nuk rrisim fëmijë për t’u larguar, por rrisim të rinj që të investojnë dhe kontribuojnë në vendin e tyre.