Ekspozitë për dy poetët e pushkatuar, nga stilolapsi deri te plumbi i gjetur mes dy kafkave

Një ekspozitë e veçantë u çel dje pasdite në ambientet e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për dy poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka në prag të 45-vjetorit të pushkatimit të tyre nga regjimi komunist.

Një kontribut të veçantë për këtë ekspozitë ka dhënë vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi, i cili përgjatë gjithë këtyre viteve pas ’90-tës arriti të gjejë të gjithë krijimtarinë e poetëve në arkiva si dhe të publikojë disa libra për veprën dhe jetën e dy poetëve.

Në ekspozitën e dy poetëve martirë ndodhen foto nga jeta e tyre, faksimile dokumentesh, sende personale, dy stilolapsa me të cilët Vilsoni shkruante poezi dhe përkthente shkrimtarë e poetë francezë si dhe plumbi i gjetur mes dy kafkave të poetëve gjatë zhvarrojses së eshtrave të tyre.

Bedriu, teksa spjegonte për të pranishmit e shumtë çdo detaj nga sendet e ekspozuara nuk mund të përmbahej nga emocionet kur mori në dorë plumbin që kishte gjetur mes kafkave të dy poetëve gjatë zhvarrimit të eshtrave të tyre.

Ai tregoi se eshtrat e Vilsonit dhe Gencit i kishte gjetur në një përrua të mbulauara me gurë. “Gërmuam me shumë kujdes, hoqëm me duar gurët dhe atë pak dhe që ishte në atë gërmadhë dhe papritur mes dy kafkave gjeta këtë plumb”, tregoi Bedriu ndërsa i rrëshqitën ca pika lot në faqe.

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, të dy nga Bërzeshta, u pushkatuan më 17 korrik 1977 në Librazhd me akuza të montuara dhe një “gjyq” farsë për të vetmin “faj” sepse ishin poetë. Eshtrat e martirëve u gjetën, falë punës së palodhur të Bedri Blloshmit edhe ky i dënuar me 25 vjet burg politik Pas një pune të palodhshme kërkimesh, në vitin 1994, Bedriu arriti t’i gjejë eshtrat e dy martirëve të groposur në një humnerë që quhet Përroi i Firarit, rreth 6 kilometra nga Librazhdi.

Të dy poetët kishin lindur në Bërzeshtë të Librazhdit, Genci në vitin 1941 ndërsa Vilsoni në 1948. Të dy ishin mësues, poetë, por ishin edhe kushërinj, fëmijë familjesh të cilësuara armike për të vetmin shkak se të parët e tyre ishin nacionalistë dhe kishin dhënë një kontribut të çmuar për atdheubn. Për këto arsye, fillimisht u ndaluan të ishin mësues. Genc Leka u dërgua në ndërtim, ndërsa Vilson Blloshmi, pasi mbaroi Pedagogjiken e Elbasanit, nuk u lejua të punojë si mësues, por u dërgua në minierë e megjithatë regjimi nuk u mjaftua me kaq. Nuk mund ta duronte lirinë e mendimeve dhe vargjeve të këtyre dy poetëve të rinj, të cilëve u vuri prangat në gusht të vitit 1976, fillimisht Vilsonit dhe 25 ditë më pas, Gencit. Më pas, meqë regjimi komunist nuk kishte mënyrë tjetër për të ndaluar një poet të jetë poet, i ekzekutoi. /R.POLISI

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Mund të jetë një imazh i 1 person

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "DYSTILOGRAFE VILSON BLLOSHMI"

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

 

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply