“Larg duart nga Butrinti”! Të enjten, protestë para Kuvendit për mbrojtjen e parkut kombëtar

Ekspertë të kulturës, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë janë mbledhur sot për të protestuar përpara selisë së Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që kërkon të marrë nën administrim, Parkun Kombëtar të Butrintit, me thirrjet “Larg duart nga Butrinti”.

Nesër, kur në Kuvend kalon ligji për dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit për menaxhim, këtij fondacioni, mbrojtësit e trashëgimisë kulturore të vendit kanë thirrur një tjetër protestë në orën 10:00 përpara parlamentit, për të mos lejuar votimin e marrëveshjes që ia jep me koncension një privati, pasurinë e vendit.

“Kjo nuk është thjesht çështje e trashëgimisë kulturore, por çështje demokracie, – thanë aktivistët. –  Qytetarët janë të fyer që nuk u pyetën se çfarë bëhet me trashëgiminë e tyre kulturore. Le të bëjnë fillimisht një pyetësor të sinqertë me qytetarët, sa janë akoma në kohë.

Ne do të krijojmë një lëvizje të fortë kombëtare, se ky është një koncension i paligjshëm, një krim kundër historisë, se është një krim në bashkëpunim që ndëshkohet.

Neve nuk na mbetet tjetër përveçse nesër të thërrasim një protestë kombëtare. Ushtria pushtuese po merr çdo kala në Shqipëri.

Dhe nuk do ta mbyllim me nesër. Po përgatisim një material voluminoz që do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Nesër në orën 10 përpara Parlamentit të Shqipërisë!”

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply