Berisha-ministrave: Nuk keni interesa për shkencën, por vetëm për të vjedhur

Kryetari i PD, Sali Berisha ju drejtua ministrave socialsitë gjatë fjalës së tij në Kuvend se nuk kanë interesa interesa për shkencën, por vetëm për të vjedhur.

“Si ka mundësi që i ndaluat doktoratat 8 vite në universitete? E dini çdo të thotë t’u ndalosh studiuesve doktoratën? Çfarë kërkimi shkencor do të bëjnë ata për tezat e tyre që duhet të zhvillojnë? E keni kryekëput për të vjedhur. Po çfarë kërkimi shkencor keni nevojë të bëni ju kur keni shpikur nga laboratori i qeverisë rritjen me 600 herë të fitimit në 4 muaj? A ekziston kund në botë një standard i tillë? Shikoni ku ju shkon vjedhja ju, me vjedhje ju shumëfishoni me 600 herë suksesin. Dhe për meritë, nga këshilltar i Ballukut bëhet drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve tjetri. Keni ju interesa për shkencën? Absolutisht vetëm për të vjedhur”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …

Leave a Reply