Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje socialistëve nga foltorja e Kuvendit që të rikthejnë votën ose do të dalin jashtë ligjit, duke iu kujtuar atyre zgjedhjen e kryetarëve të degëve pa votë. Sipas tij socialistët janë shndërruar në qenie shtetërore ndërsa i pyeti se si nuk ndihen të turpëruar kur dalin para shqiptarëve.
Kreu i selisë blu u zotua se do të bëjë gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë
“Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve?
Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë.
Ju pret dalja jashtë ligjit. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës”, tha Berisha.