Pastrimi i parave, Drejtori i ARRSH mori 800 euro një kompani dhe pas 4 muajsh e shiti 1.7 milionë euro

Nga Klodian Tomorri

Nëse nuk jeni akoma të bindur se rilindësit e Edi Ramës janë magjistarët e ekonomisë, shikoni një rast. Në shtator të vitit 2018, biznesmeni Valter Begaj i shet kompaninë DAAM shtetasit Evis Berberi për 800 euro.

Vetëm katër muaj më vonë, në janar të viti 2019, kur u emëruar këshilltar i ministres së Energjisë, Evis Berberi e shet kompaninë te një person tjetër. Çmimi i shitjes, 500 mijë euro. Më vonë, kompania blihet sërish nga zoti Begaj për 1.7 milionë euro. Karuzel aksionerësh. Në historinë e tregut botëror nuk ka rast të dytë kur një kompanie t’i rritet vlera 600-fish në vetëm 4 muaj. “Apple”, e cila për shumë njerëz mbetet kompania më e suksesshme e krijuar ndonjëherë nga njeriu, në rastin e saj më të mirë ka arritur që të dyfishojë kapitalizimin e tregut për një vit.

Asnjëherë më shumë se kaq. Teorikisht ekziston një mundësi, që një kompani të kushtojë 600 herë më shumë brenda katër muajve. Duhet që drejtori aktual i ARRSHsë të ketë bërë mrekulli në menaxhim ashtu si Elon Musk, Steeve Jobs dhe Bill Gates. Përderisa ekziston si opsion teorik, askush nuk mund të akuzojë. Por problemi është tjetërkund. Zoti Begaj dhe zoti Beberi kanë lidhje biznesi bashkë. Veç kompanisë DAAM, Valter Begaj zotëron dhe një tjetër kompani të quajtur “NetGroup”.

Zoti Berberi ka qenë pjesë edhe e “Net-Group”, madje edhe përfaqësues i autorizuar për të kryer veprime në emër të saj përpara se të ngjitej në hierarkinë e administratës. Kur zoti Berberi filloi të ngjitej në shkallët e qeverisë, edhe kompania nisi të lulëzojë. Në kohën kur Evis Berberi ishte drejtor i Agjencisë së Energjisë, një nga licencat e para për auditimin energjetik të ndërtesave ia dha “Net-Group”. Sipas ligjit, çdo pallat i ri që ndërtohet apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet duhet më parë të marrë certifikatën nga audituesit e energjisë. Po gjatë kësaj kohe, “Net-Group” ka marrë minimalisht 1 milion euro kontrata të drejtpërdrejta nga Agjencia e Energjisë. Nga pozita e titullarit të institucionit, zoti Berberi firmoste kontrata për kompaninë, në të cilën kishte qenë pjesë pa asnjë problem. Pasi zoti Berberi shkoi në ARRSH, skema u sofistikua. Paratë nuk vijnë më drejtpërdrejt. Sot “Net-Group” është kompania nënkontraktore e “Hill International” në kontratën milionerë për mbikëqyrjen e tunelit të Llogarasë. A ka pasur zoti Berberi rol në këtë negocim?

Nuk e dimë. Por siç thotë dhe shprehja; fati ndihmon më të fortët. E megjithatë, zoti Berberi nuk është rast i izoluar, por standardi i zyrtarit në Shqipërinë e sotme. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Rrugore i jepte kontrata kompanisë së tij private të transportit. Drejtorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë interesa në kompanitë farmaceutike. E kështu në çdo qelizë. Në historinë e shtetit shqiptar, kurrë më parë nuk ka ekzistuar një qeveri kaq e mbytur nga konflikti i interesit. Ministra që shpallen investitorë strategjikë, deputetë që marrin tenderë publikë dhe drejtorë që firmosin kontrata për kompanitë e tyre.

Me pak fjalë, praktikisht Shqipëria është një parajsë korrupsioni, që qeveriset nga skifterë me kollare dhe ngushëllon veten me SPAK. Të vdekurit, që firmosin transaksione me miliona euro apo pleqtë që drejtojnë koorporatat e tyre nga skutat e azileve, janë vetëm dëmet anësore.

About Redaksia2

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply