Qeveria, tender 87 milionë lekë për peshqirë, çarçafë dhe perde për rezidencat

Me katër tender prej më shumë se 87 milionë lekë drejtoria e shërbimeve qeveritare me titullarë Dhurata Frashërin, kërkon të kompletojë me peshqirë, Robdeshamber, çarçafë, perde, elektroshtëpiake etj, dhe të mirëmbajë kondicionerët për rezidencat qeveritare gjatë 2022.

Tenderi i parë për blerjen e materialeve tekstile, është hapur në maj me një fond prej gati 30 milion lekësh.

Katalogu është i larmishëm me peshqirë 100% pambuku për trupin, duart dhe këmbët, robdeshambër pa kapuç, jastëkë me pupla, jorgan me mikrofibër, sete çarçafësh dopio.

Lista kompletohet me perdet prej kadifeje, klasi i parë me material kundër zjarrit, perde kundër dritës dhe me mbrojtje akustike, kornizat, mbulesat e tavolinave dhe pecetat e këmbëve, që specifikohen të jenë ngjyrë qumështi.

Ndërsa për tenderin e dytë me vlerë prej më shumë se 21 milionë lekësh parashikohen të blihen pajisje shtëpiake që duket se janë në funksion të personelit që shërben në rezidencat qeveritare, hekur për hekurosje me kaldajë, fshesë profesionale me korent, furre kuzhine, lavatriçe, frigoriferë banak dhe frigoriferë vere etj.

Dy tenderat e tjerë me vlerë në total prej rreth 36 milion lekësh drejtoria shërbimeve qeveritare kërkon të mirëmbaje kondicionerët dhe elektroshtepiaket e vilave qeveritare për gjatë këtij viti./ Lapsi

About Redaksia

Check Also

Dosja-Rama, krimi, vjedhjet dhe korrupsioni që do të trondisë BE, çfarë përmban

Pyetje: Në 22 dhe 23 tetor të gjithë deputetët e PD do të shkojnë në Strasburg …

Leave a Reply