Zbulohet shkaku i transferimit të Tahirit nga burgu Fierit, ja pse u konfliktua me drejtorin

Zbulohet shkaku i transferimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes. Bëhet e ditur se, Tahiqi është zënë me drejtorin e burgut, Arjan Hasani për shka se ky i fuindit nuk ka pranuar t’i plotësojë kushtet “ekstra” në burg. Tahiri i ka kërkuar drejtorit që të trajtohej me kushte të veçanta, jo njëlloj si të burgosurit e rtjerë, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga drejtori.

Sot në një emision televiziv u deklarua se, Tahiri ka pasur një konflikt me drejtorin e burgut Arjan Hasani, dhe për këtë shkak është transferuar në burgun e Lushnjes.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ishte i ftuar sot në “Radarin Informativ”, ku u shpreh se nuk ka dijeni për konfliktin Tahiri- Hasani. Haxhia shtoi se e takon vazhdimisht Tahirin ndërsa tha se ai është më i disiplinuari.

“Ka kërkuar vetë të shkojë në Lushnje dhe atje ka shumë të dënuar, që janë autorë të dënuar për vepra të ndryshme, edhe për shkak të aksesit të lehtë në burgun e Lushnjes nga familja e tij. Nuk e di për kushtet dhe rregullat. Nuk më është ankuar për rregullat e forta. Ai ka qenë i disiplinuar dhe bashkëpunues. Unë nuk di gjë. Do e takoj të hënë. Është lëvizur për në Lushnje”, tha Maks Haxhia.

Haxhia u shpreh se dy arsyet se pse Tahiri u transferua janë që familja e tij të aksesoje më shpesh për vizita dhe për shkak të të dënuarve të shumtë që janë në burgun e Fierit.

“Një njeri që abuzon rregullat s’ka pse të bëjë sherr me drejtorin. Ai është administratori dhe rregulli është rregull. Për të lëvizur ka 10 ditë që kërkon të lëviz për në Lushnje. Ai ka kërkuar që në ditën që është ndaluar. Duke parë kushtet tek burgu i Fierit ka kushte më bashkëkohore”, tha Maks Haxhia.

About Redaksia

Check Also

VOA jep shifrën dramatike: Mbi 46 % e popullsisë në Shqipëri në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë …

Leave a Reply