Berisha: Amnistia fiskale, akt me pasoja katastrofale për rendin, sigurinë dhe biznesin 

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës së përjavshme për mediat se amnistia fiskale, akt me pasoja katastrofale për rendin, sigurinë dhe biznesin në Shqipëri.

“Problemi i parë që dua të paraqes para jush është amnistia fiskale, një akt me pasoja katastrofale për rendin dhe sigurinë e biznesin në Shqipëri. Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja, të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj gjithashtu qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, është një goditje shumë e rëndë për rendin dhe sigurinë në Shqipëri.
Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizojë paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën shtesë që mund të bëjë, me punën e ndershme, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime, është gjithçka që ka vetëm një synim që “çunat” të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Gjithashtu, me këtë proces nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taksë veças nga ajo që kanë shpallur për shumicën e këtyre shumave të legalizuara. Ky është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe kriminale nuk e meritojnë kurrë. Ky është shkelmimi i barazihsë dhe parimeve të drejta të biznesit. Këtyre ua rrit taksat në 23%, atyre u thotë për paratë që keni e keni 7 apo 8%”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të vazhdojmë betejën për t’i dhënë Shqipërisë demokracinë, shqiptarëve votën e lirë, opozitës fitoren

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë …

Leave a Reply