Edicioni i Parë i kulinarisë, Spahia: Gastronmia e Shkodrës pak e njohur, por me shumë resurse

Shkodra pret për herë të parë Festivalin e Ushqimit dhe Pijeve, që mbahet në datat 14, 15 dhe 16 korrik dhe pritet të jetë një magnet për vizitorët vendas dhe të huaj.

Me ftesë të kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, të pranishëm në këtë event do të jenë kuzhinieri italian me famë botërore, Carlo Zarri, i cili ka gatuar për emrat e mëdhenj botëror si Sophia Loren, Michelle Obama, Giorgio Armani si dhe kritiku i njohur Italian i Gastronomisë, Eduardo Raspelli.

Kryebashkiaku Spahia në fjalën e tij evidentoi se ky event është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit dhe u zotua se do të kthehet në një traditë.

Eduardo Raspelli, kritik i njohur italian në fushën e kulinarisë njëkohësisht shkrimtar gastronomie i pranishëm në revistat dhe mediat prestigjioze italiane do jetë gjithashtu pjesëmarrës në këtë festival.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, iniciator dhe organizator i këtij festivali, në fjalën e tij të hapjes, ku të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit lokal e qendror, deputetë, sipërmarrës, qytetarë dhe diplomatë,  evidentoi se ky bashkëpunim i ngushtë me specialistët italian në fushën e kulinarisë për realizimin e festivalit ka ardhur natyrshëm për shkak të marrëdhënieve të hershme të miqësisë mes Shkodrës dhe Italisë.

Spahia u shpreh se angazhimi i të rinjve në këtë event është shembulli më i mirë se si mund të promovohet një territor dhe vlerat e tij, ndërkohë ftoj qytetarët nga Shkodra dhe më gjerë të bëhen pjesë e organizimi, që do të kthehet në një traditë.

Carlo Zarri, një ndër mastërshefat më të njohur në Itali, pohoi se është i befasuar  me talentin e kuzhinierëve shqiptar, shumë prej të cilëve këtë znat e kanë mësuar pikërisht në Itali. Zarri theksoi se Agroturizmi është e ardhmja dhe kjo kërkon vizion për ta çuar përpara.

‘Ky event lindi ka një miqësi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Njihemi pej kohësh dhe një ditë z. Spahia më mori në telefon e më tha që po garoj për t’u bërë kryetar bashkie në qytetin tim. Nëse fitoj, më premto se do të më ndihmosh sepse është një vend shumë i bukur dhe kemi plot resurse dhe shumë të rinj të aftë. Në disa dekada jam njohur me shumë shqiptar që kanë punuar në restorantin tim dhe më kanë folur për vendin tuaj, kështu jam bërë edhe kurioz të vi ta vizitoj. Këtu u njoha me kuzhinierë shqiptar shumë të talentuar, shumica prej tyre kanë mësuar zanatin në Itali.

Kam parë shumë entuziazëm, shumë dëshirë për të bërë shumëçka. Kam parë që keni shumë produkte dhe shumë ngjashmëri me territorin nga ku vi unë. Më duhet të theksoj disa gjëra me rëndësi: që gjerat të ecin duhet bashkëpunim mes agrikultorit që i prodhon produktet, artizanit që i transformon dhe restoratorit që i promovon. Vetëm në këtë mënyrë do mbyshen hotelet e qytetit dhe do të ketë turizëm.’

Kritiku i njohur italian i gastronomisë e cilësoi këtë event si një histori të jashtëzakonshme integrimi mes dy vendeve që kanë shumë të përbashkëta.

Ndërsa kritiku Edoardo Raspelli tha: “Kam dëgjuar për Shqipërinë që në gjimnaz dhe ardhja ime në Shqipëri këto ditë është diçka e re dhe emocionuese dhe për këtë falënderoj z. Spahia që më ka ftuar.

Unë shkruaj për 13 të përditshme italiane si kronist i kuzhinës dhe puna më ka bërë të njoh disa histori të bukura të shqiptarëve që kanë arritur shumë suksese në fushën e gastronomisë në Itali.

Këto ditë këtu në Shqipëri gjithashtu pata rastin të njoh shqiptarë që përpunojnë produkte me cilësi të lartë sipas traditave italiane dhe u informova se ata kishin jetuar dhe mësuar zanatin në Itali e më pas janë kthyer për të jetuar në vendin e tyre.

Ata po bëjnë sipas recetave italiane produkte me ingredientë tipik shqiptarë dhe kjo është e mrekullueshme. Është më shumë se një binjakëzim! Në të dy rastet që mora shëembull kemi të bëjmë me histori integrimi të jashtëzakoshme.’

Ky festival i organizuar nga Bashkia Shkodër, pritet të kthehet një traditë në metropolin verior, i cili ofron për vizitorët gjithçka, duke nisur nga, liqeni,  deti dhe deri tek Alpet, që mund të shërbejnë për një turizëm që zgjat 365 ditët e vitit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply