Lubonja: Shteti i kapur nga krimi, Ambasadorët nuk duhet të protestojnë në heshtje

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një televizion kombëtar foli mbi çështjen e amnistisë fiskale dhe kundërshtitë e ambasadorëve në Tiranë. I ndalur tek projektligji për amnistinë fiskale dhe qëndrimin e ambasadorëve gjerman dhe francez , Lubonja tha se, duhet të deklarohen dhe jo të bëjnë akte të heshtura.

“Këta ambasadorë duhen pyetur dhe mendoj që nuk duhet të jetë rastësi. Ka reaguar edhe Dhoma Amerikane dhe pyetja që ngrihet është ku e gjen mbështetjen Edi Rama që u kundërvihet lëtyre. Më shumë duhet interpretuar kurajoja e Ramës që bën veprime të tilla. Është halli i mall ekonomik, është kapja fitimet dhe duhet kërkuar më shumë transparencë lidhur me këtë gjë. Mendoj që kemi të bëjmë një përshkallëzim të shtetit të kapur nga krimi. Flitet për pastrim parash nga brenda dhe jo vetëm nga jashtë”, ka thënë ndër të tjera analisti, duke shtuar se, “Shqipëria po rrënohet nga interesat kriminale”.

I ndalur te situata politike në Shqipëri, Lubonja tha se, bizneset janë të kapura nga qeveritë. “Prioriteti duhet vënë tek ekonomia. Këta njerëz i janë përshtatur interesave dhe ndaj edhe janë korruptuar, por besoj se edhe vullneti i mirë ose i keq i atyre që janë liderë nuk duhet neglizhuar”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply