Luftë, shok dhe indinjatë. Dilema e vijës së kuqe

Ekskluzive – Jürgen Habermas mbi përgjigjen ndaj pushtimit të Ukrainës

77 vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 33 pas përfundimit të një paqeje të mbrojtur me ekuilibrin e terrorit, edhe pse vetëm të kërcënuar, janë kthyer në dyert tona imazhet tronditëse të një lufte të shpërthyer abritrarisht nga Rusia. Si kurrë më parë, prania mediatike e kësaj lufte dominon jetën tonë të përditshme. Një president ukrainas që e njeh mirë pushtetin e imazheve është në gjendje të krijojë mesazhe të fuqishme, ndërsa skenat e përditshme të shkatërrimit krudo dhe viuajtjes mizore gjejnë një jehonë vetëfreskuese në rrjetet sociale perëndimore. Risia e mediatizimit dhe e publicizimit të kalkuluar të një ngjarjeje luftarake të paparashikueshme mund të impresionojnë më shumë ne të moshuarit sesa të rinjtë, të mësuar me sistemin e ri medial.

Të aftë për të vënë në skenë ose jo, këto janë fakte që vënë në provë të vështirë nervat tona dhe efekti shokues i të cilit kontribuon në vetëdijen e afërsisë territoriale të kësaj lufte. Kështu, midis spektatorëve perëndimorë rritet shqetësimi për çdo vdekje, shoku ndaj çdo vrasjeje, indinjata ndaj çdo krimi lufte dhe dëshira për të bërë diçka lidhur me këtë. Sfondi racional në këto emocione rizien në të gjithë vendin është pozicionimi evident kundër Putinit dhe një qeverie ruse që ka nisur një luftë agresioni në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe që po ndjek një mënyrë sistematikisht barbare të të bërit luftën në shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Pavarësisht këtë pozicionim unanim, një qasje e diferencuar po del midis qeverive të aleancës së shteteve perëndimore dhe në Gjermani një betejë inkandeshente opinionesh, e ushqyer nga mediat, ka shpërthyer mbi natyrën dhe shtrirjen e ndihmës ushtarake ndaj një Ukraine të goditur rëndë. Kërkesat e Ukrainës, pafajësisht e sulmuar, i transformojnë pashmangshmërisht gabimet e vlerësimit politik dhe rrugëtimet e gabuara e qeverive të mëparshme federale në një shantazh moral. Janë kërkesa sa të kuptueshme, aq edhe natyrale emocionesh, dhembshurie dhe nevoje për të ndihmuar që shpërthejnë tek të gjithë ne.

Megjithatë më irriton siguria në vetëevete me të cilën akuzuesit moralisht të indinjuar në Gjermani e marrin kundër një qeverie federale refeltkeuse dhe të matur. Në një intervistë për Der Spiegel, kancelari e ka përmbledhur politikën e tij me një shprehje të vetme: “Po përballojmë vuajtjen që Rusia po i shkakton Ukrainës me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë, duke kërkuar që të shmanget një eskalim i pakontrollueshëm që shkakton një vuajtje të pamatshme në të gjithë kontinentin, ndoshta edhe në të gjithë botën”. Duke vendosur Perëndimi për të mos ndërhyrë në këtë konflikt si ndërluftues, ka një prag rreziku që përjashton një impenjim të pakufizuar në armatosjen e Ukrainës. Kjo ka qenë vënia në zjarr edhe një herë akoma nga mbështetja së qeverisë tonë me aleatët në mbledhjen e Ramstein, ashtu si nga kërcënimi i rinovuar i Lavrovit për të përdorur armët bërthamore. Njerëz që injorojnë këtë prag dhe vazhdojnë ta shtyjnë kancelarin gjerman gjithmonë e më shumë në këtë drejtim, me një ritëm agresiv dhe sikumer, e errësojnë apo e keqpërdorin dilemën në të cilën gjendet Perëndimi, duke parë se i ka lidhur duart vetë me vendimin, edhe ai moralisht i mbështetur, për të mos u bërë pjesë e kësaj lufte.

Dilema që e detyron Perëndimin të peshojë me rrezik alternativat në hapësirë midis të dy të këqijave është e qartë: një humbje e Ukrainës apo eskalimi i një konflikti të kufizuar në një Luftë të Tretë Botërore. Nga njëra anë, kemi mësuar leksionin e Luftës së Ftohtë sipas të cilit një luftë kundër një fuqie bërthamore nuk mund të “fitohet” në asnjë kuptim të arësyeshëm, të paktën jo me forcën ushtarake brenda termash të qartë të një konflikti të nxehtë. Potenciali i kërcënimit bërthamor nënkupton se pala e kërcënuar, që posedon të njëjtat armë bërthamore apo jo, nuk mund t’i japë fund shkatërrimit të padurueshëm të shkaktuar nga përdorimi i forcës ushtarake me një fitore, por maksimumi me një kompromis që ua ruan fytyrën të dyja palëve. Asnjëra nuk duhet të pësojë një humbje që e bën ta lejë fushëbetejën si “humbëse”. Negociatat për armëpushimin që po zhvillohen në përputhje me luftimet janë një shprehje e kësak vetëdijeje: ata mundësojnë për momentin të konsiderohet armiku si një partner i mundshëm negociues. Potenciali i kërcënimit rus varet, me çdo dëshmi, nga fakti që Perëndimi beson se Putini është i aftë të rreshtojë armët e shkatërrimit në masë. Në realitet, gjatë javëve të fundit, CIA ka paralajmëruar tashmë për rrezikun real që mund të përdoren armët bërthamore e ashtuquajtura të “vogla” (që dukshëm janë zhvilluar vetëm për të bërë sërish të mundshme luftërat midis fuqive bërthamore). Kjo i jep palës ruse një avantazh asimetrik ndaj NATO, e cila, për shkak të shkallës apokaliptike të një fuqie potenciale botërore – me pjesëmarrjen e 4 fuqive bërthamore – nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtij konflikti.

Tani është Putini që vendos Perëndimin nëpërmjet pragut të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare – përtej të cilës ai konsideron, edhe formalisht, mbështetjen ushtarake të Perëndimit për Ukrainën si një pjesëmarrje në luftë. Përballë rrezikut të një konflagrimi botëror, që duhet të shmanget me çdo kusht, papërcaktueshmëria e këtij vendim nuk lë hapësirë ndaj lojërave rrezikuese të pokerit. Edhe sikur Perëndimi të ishte mjaft cinik sa ta konsideronte rrezikun implicit në “paralajmërimin” se një armë e tillë bërthamore e “vogël” mund të përdoret – domethënë, të përdoret një përdorim i tillë në një skenar më të keq – kush mund të garantojë se një eskalim i tillë mund të ndalet? Ajo që mbetet është një marzh argumentimi që duhet të peshohet me kujdes në dritën e dijeve të nevojshme specialistike dhe të gjitha informacioneve të kërkuara, jo gjithmonë të disponueshme për publikun, që të mond të marrë nga vendimet e bazuara. Duke vendosur sanksione drastike qysh nga fillimi, Perëndimi nuk ka vënë dyshime mbi pjesëmarrjen e tij de facto në këtë konflikt. Tani, duhet vlerësuar me kujdes nëse, ndaj çdo nivelit të mëtejshëm të mbështetjes ushtarake, nuk po e kalon kufirin e papërcaktuar nga hyrja formale në luftë i papërcaktuar sepse varet nga pushteti i përkufizimit i vetë Putinit.

Nga ana tjetër, siç e di mirë Rusia, për shkak të kësaj asimetrie, Perëndimi nuk mund të jetë i shantazhuar sipas qejfit. Sikur të duhej thjesht ta braktiste Ukrainën në fatin e saj nuk do të ishte një skandal nga pikëpamja politike dhe morale, por do të ishte edhe kundër vetë interesit të saj. Kjo sepse më pas duhet të jetë gati të luajë sërish në të njëjtën ruletë ruse në Gjeorgji apo në Moldavi – dhe kush mund të jetë i ardhshmi? Sigurisht, asimetria që e çon Perëndimin në një rreth vicioz afatgjatë qëndron vetëm derikur vazhdon të shmangë – me arësye të mira – rrezikun e një lufte botërore. Për pasojë, argumenti se Putini nuk duhet vënë në cep sepse atëhere i aftë për gjithçka kundërshtohet nga fakti që vetëm kjo “politikë e frikës” i jep kundërshtarit dorë të lirë për ta shtyrë hap pas hapi drejt një eskalimi të konfliktit, siç ka nënvizuar kohët e fundit Ralf Fücks në këtë gazetë. Edhe ky argument, natyrisht, nuk bën veçse konfirmon natyrën e një situate thelbësisht të paprashikueshme. Derikur jemi të vendosur, me arësye të mira, për të shmangur një pjesë të kësaj lufte për ta mbrojtur Ukrainën, lloji dhe zgjerimi i tenencës ushtarake duhet të kualifikohet edhe në dritën e konsideratave të tilla. Njerëz që i kundërvihen ndjekjes së një “politike të frikës” në mënyrë arësyeshëm të justifikueshme gjenden tashmë në aspektin e këtij argumentimi mbi të cilën konsiston korrektësisht kancelari Olaf Scholz, domethënë si një ponderim politikisht i përgjegjshëm dhe i një vlerësimi ezaurues të fakteve.

Bëhet fjalë për t’i kushtuar vëmendje asaj që e konsiderojmë të pranueshme nga ana e Putinit për një limit ligjërisht të përcaktuar se jemi vetëimponuar. Kundrështarët e zjarrtë të linjës së qeverisë janë inkoherente kur mohojnë implikimet e një vendimi themelor që nuk e vënë në diskutim. Vendimi për të mos marrë pjesë nuk nënkupton se Perëndimi duhet ta lërë – up to the point of immediate involvement – Ukrainën në fatin e saj në luftën me një kundërshtar superior. Furnizimet me armë mund të kenë natyrisht një impakt pozitiv mbi rrjedhën e luftës, që Ukraina është e vendosur të ndjekë edhe me koston e sakrificave të rënda. Por a nuk është një iluzion i pastër të vësh bast kundër luftës vrastare të Rusisë pa rrokur armët në vetë të parë? Retorika luftarake i përshtatet më pak skenës nga e cila vjen zhurmshëm. Pasi që ajo nuk minimizon paparashikueshmërinë e një kundërshtari që mund ta synojë gjithçka në një hartë të vetme. Dilema e Perëndimit është se mund t’i tregojë vetëm Putinit – se mund të jetë gati për një eskalim bërthamor – parimin e integritetit të kufijve shtetërorë në Europë dhe t’i sigurojë një mbështetje të vetëkufizuar Ukrainës. Një ndihmë që mbetet këtej vijës së kuqe së një përfshirje të drejtëpërdrejtë në luftë, ashtu siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare.

Ponderimi i ftohtë i një ndihme ushtarake të vetëkufizuar komplikohet më tej nga vlerësimi se motivet që e kanë shtyrë palën ruse në një vendim dukshëm të kalkuluar në mënyrë të gabuar. Vëmendja mbi personin e Putinit ka çuar në spekulime të çfrenuara, që mediat tona kryesore po e përhapin sot si në ditët më të mira të sovjetologjisë spekulative. Imazhi sot mbizotërues i Putinit patjetër revizionist duhet të paktën të krahasohet me një vlerësim të arësyeshëm të interesave të tij. Edhe sikur Putini të besojë se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë një gabim i madh, imazhi i vizionarit eksentrik që – me bekimin e Kishës Ortodokse Ruse dhe nën influencën e ideologut autoritar Alexander Dugin – shikon restaurimin gradual e Perandorisë së Madhe Ruse si punën e jetës së tij politikisht vështirë se mund të pasqyrojë të gjithë të vërtetën mbi karakterin e tij, por mbi bazën e projektimeve të tilla është përhapur hipoteza se qëllimet agresive të Putinit shkojnë përtej Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, më pas tek anëtarët NATO të shteteve balltike, për t’u shtyrë, më së fundi, në Ballkan.

A mund të “fitohet” kjo luftë kundër një fuqie bërthamore?

Kuadri i personalitetit të një nostalgjiku të zjarrtë të historisë i kundërvihet një curriculum vitae të avancimit social dhe karrierës së një kalkulatori racionaë të stërvitur nga KGB. Një njeri amibicioz pushteti që kthesa në perëndim të Ukrainës dhe lëvizjes rezistencës në Bjellorusi e kanë forcuar në shqetësimin e tij preë protestës politike në qarqet progresivisht më liberale të vetë shoqërisë ruse. Nga kjo perspektivë, agresionet e përsëritura ruse do të kuptoheshin në mirë si përgjigje e frustruar nga refuzimit të Perëndimit për ta negociuar achendën gjeopolitike të Putinit, sidomos njohja ndërkombëtare e pushtimeve të tij në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe neutralizimi i një “zone kushinetë” që duhet të përfshijë Ukrainën. Spektri i këtyre dhe spekulime të tjera të ngjashme nuk bën gjë tjetër veçse thellon pasigurinë e një dileme që “kërkon maturi dhe moderim ekstrem”, siç ka konkluduar analizën instruktive Peter Graf Kielmansegg në Frankfurter Allgemeine Zeitung të 19 prillit 2022.

Si shpjegohet atëhere debati i zjarrtë i brendshëm mbi politikën e solidaritetit me Ukrainën e konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga kancelari Scholz në akord me partnerët e Bashkimit Europian dhe të NATO? Për t’i sqaruar çështjet, do të lë menjanë diskutimet mbi politikën e çtensionimit me një Putin të paparashikueshëm. Kjo ka pasur sukses deri në fundin e Bashkimit Sovjetik dhe më tej, por sot ka rezultuar një gabim i pasur me pasoja. Në të njëjton mënyrë nuk do të trajtoj gabimet e qeverive gjermane në bërjen të varura nga importet e gazit rus me çmim të mirë, edhe nën presionin e ekonomisë. Kujtesa e shkurtër e kundërshtive të sotme do të gjykohet një ditë nga historianët.

Situata është e ndryshme në debatin, që nën emrin domethënës të “krizës së re të identitetit gjerman”, tashmë po përballon pasojat e “kthesës epokale”, fillimisht e referuar në mënyrë të kthjellët nga Ostpolitika gjermane dhe bilanci i mbrojtjes. Kjo që paraqitet është anonçimi i një ndryshimi historik në mentalitetin pasluftarak të gjermanëve, e fituar me përpjekjen dhe e denoncuar në mënyrë të përsëritur nga e djathta. Bëhet fjalë për fundin e një mënyre të të bërit politike në Gjermani, në radhë të parë e bazuar mbi dialogun dhe ruajtjen e paqes.

Ky lexim fiksohet mbi shembullin e atyre të rinjve që kanë qenë edukuar të jenë të ndjeshëm ndaj çështjeve normative, që nuk i fshehin emocionet e tyre dhe janë më këmbëngulës në kërkimin e një impenjimi më të fortë. Japin përshtypjen se realiteti krejtësisht i ri i luftës i ka zhveshur nga iluzionet paqësore të tyre. Këtë e kujton edhe ministrja e Jashtme [Annalena Baerbock] – e shndërruar në një ikonë– që qysh nga fillimi i luftës, ka dhënë përshtypjen autentike e shokut të provuar nga shumë me gjeste të besueshme dhe një retorikë pakënaqësie.

Nuk është se ajo përfaqëson edhe dhembshurinë dhe impulsin për të ndihmuar kaq të përhapura në popullsinë tonë, por ajo i ka dhënë edhe një formë bindëse identifikimit spontan me shtytjen fuqimisht moralizuese të një lidershipi ukrainas të vendosur që të fitojë. Në këtë mënyrë prekim zemrën e konfliktit midis atyre që janë ngutur me emfazë të bëjnë të tyren perspektivën e një kombi që lufton për lirinë, të drejtat dhe jetën e tij dhe atyre që kanë nxjerrë një leksion ndryshe nga përvojat e Luftës së Ftohtë dhe, pikërisht si manifestuesit në rrugët tona, kanë zhvilluar një mentalitet ndryshe. Disa munden vetëm të imagjinojnë një luftë nën alternativën e fitores apo të humbjes, të tjerë dijnë se luftërat kundër një fuqie bërthamore nuk mund të “fitohen” në kuptimin tradicional të fjalës.

Në linja të mëdha, mentalitetet më kombëtare dhe më paskombëtare të popullsive shërbejnë si sfond ndaj qëndrimeve të ndryshme ndaj luftës në përgjithësi. Kjo diferencë bëhet e qartë kur konfronton rezistencën e admiruar heroike dhe vullnetin evident të sakrificës së popullsisë ukrainase me atë që pritet – përgjithësojmë – nga popullsitë “tona” të Europës Perëndimore në një situatë të ngjashme. Admirimi ynë përzihet në një befasi të caktuar për sigurinë e fitores dhe kurajon e paprekur në luftën e ushtarëve dhe të rekrutëve të të gjitha moshave, të përcaktuar për ta mbrojtur atdheun tonë nga një armik ushtarakisht shumë më superior. Ndryshe, në Perëndim mbështetemi mbi ushtri profesionale, që i paguajmë në mënyrë sa nuk do të na duhet të rrokim armët në rast nevoje dhe të mbrohemi nga ushtarakë profesionistë.

Ky mentalitet pasheroik ka mundur të zhvillohet në Europën perëndimore – nëse mund të përgjithësohet akoma – gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX nën ombrellën atomike të Shteteve të Bashkuara. Përballë shkatërrimit të mundshëm të një lufte atomike, midis elitave politike dhe shumicës dërrmuese të popullsisë është përhapur ideja se konfliktet ndërkombëtare mund të zgidhen thelbësisht vetëm nëpërmjet diplomacisë dhe sanksioneve – dhe që në rastin e shpërthimit të një konflikti ushtarak, lufta duhet ta zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Duke pasur në konsideratë rrezikun e vështirë për t’u llogaritur të një përdorimi të armëve të shkatërrimit në masë, faktikisht ajo nuk mund të përfundohet në kuptimin klasik me një fitore apo një humbje. Siç ka thënë Alexander Kluge: “Nga lufta mund të mësohet vetëm si të bëhet paqja”. Kjo pikëpamje nuk përkthehet domosdoshmërisht në një pacifizëm parimor, domethënë paqe me çdo çmim. Orientimi për t’i dhënë fund shkatërrimit, vuajtjes njerëzore dhe decivilizimit, sa më shpejt të jetë e mundur, nuk ekuivalentohet me kërkesën për ta sakrifikuar ekzistencën politikisht të lirë mbi altarin e mbijetesës së thjeshtë. Skepticizmi kundrejt dhunës ushtarake gjen një limit prima facie kur konsiderohet çmimi që kërkon një jetë e mbytur nga autoritarizmi – një ekzistencë ku edhe vetëdija e kontradiktës midis normalitetit të detyruar dhe jetës së vetëvendosur do të zhdukej.

Po shpjegoj konvertimin e ish pacifistëve tanë, të dëgjuar nga interpretuesit e djathtë të kthesës epokale, si produkti i konfuzionit të ktyre dy mentaliteteve bashkëkohore, por historikisht jo simultane. Ky grup dallues ndan besimin e ukrainasve tel fitorja, por është në radhë të parë i indinjuar për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare. Pas Buças, slogani “Putini në Hagë!” është përhapur si era. Kjo sinjalizon vetëdëshminë e standardeve normative që jemi mësuar të zbatojmë në marrëdhëniet ndërkombëtare, domethënë qasjen reale e ndryshimit të shpresave korresponduese dhe të ndjeshmërisë humanitare midis popullsisë.

Në moshën time nuk e fsheh një surprizë të caktuar: sa thellë duhet të punohet zerreti i vetëdëshmive kulturore ku jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë nëse deri shtypi konservator kërkon ndërhyrjen e prokurorëve të një Gjykate Penale Ndërkombëtare, që megjithatë nuk njihet as nga Rusia e Kina, por edhe as nga Shtetet e Bashkuara? Fatkeqësisht, realitete të tilla tradhëtojnë edhe themelet e një identifikimi të apasionuar me akzua morale gjithnjë e më shtrënguese me moderimin gjerman. Jo që krimineli i luftës Putin nuk e meriton të dërgohet përpara një tribunali të tillë; por ai e zë akoma një vend me pushtet vetoje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe mund t’i kërcënojë kundërshtarët e tij me armë atomike. Në përfundim të luftës ose të paktën të një armëpushimi duhet të negociohet ende me të. Nuk shikoj asnjë justifikim bindës për kërkimin e një politike që pavarësisht vuajtjet e hidhura dhe gjithnjë e ta padurueshme të viktimave vë në fakt në rrezik vendimin, jo më pak të bazuar, për të mos marrë pjesë në këtë luftë.

Konvertimi i ish pacifistëve çon në gabime dhe keqkuptime

Aleatët nuk duhet të akuzojnë njëri tjetrin për mentalitete politike që shpjegohen me zhvillime historike të ndryshme. Ata duhet të pranohen si një e dhënë faktike dhe të mbahen parasysh në bashkëpunimin e tyre. Por derikur këto diferenca perspektive mbesin në sfond shkaktojnë vetëm një konkluzion emotiv, si në reagimin e parlamentarëve ndaj apeleve morale të presidentit ukrainas në video diskutimin e tij në Bundestag. Bëhet fjalë për një ngatërrim midis reagimeve me miratim të menjëhershëm, kuptimin i thjeshtë për perspektivën e tjetrit dhe respektit oportun për veten. Errësimi i diferencave historikisht të mbështetura në perceptimin dhe në interpretimin e luftërave nuk çon vetëm në gabime domethënëse në trajtimin me tjetrin, si në rastin e tërheqjes së papritur të ftesës drejtuar presidentit gjerman. Më keq akoma, çon në një moskuptim reciprok të asaj që tjetri praktikisht mendon dhe dëshiron.

Kjo vetëdije e vendos edhe konvertimin e ish pacifistëve në një dritë më të mirë, pasu si indinjata, ashti edhe tmerri dhe dhembshuria, që formojnë sfondin motivues në rrethin e ngushtë të kërkesave të tyre, nuk shpjegohen si një refuzim i orientimeve normative që të ashtuquajturit realistë kanë përqeshur gjithmonë. Më shumë, ata burojnë nga një lexim tejet përshkrues i këtyre parimeve. Nuk janë konvertuar në realistë, por janë letrarisht të hedhur në realizëm. Sigurisht, nuk mund të ketë gjykime morale pa ndjenja morale, por gjykimi përgjithësues korrigj nga ana e tij gamën e kufizuar të emocioneve të stimuluara nga afërsia. Në fund të fundit, nuk është rastësi që autorët e “kthesës epokale” janë ata eksponentë të majtë dhe të liberalëve që – prballë një konstelacioni fuqishë të mëdha drastikisht e ndryshua dhe në hijen e paqartësive transatlantike – duan të veprojnë seriozisht në përgjigje të një vetëdijeje të pritur prej kohësh, domethënë se nj Bashkim Europian nuk jo gatshëm ta shohë stilin e tij të jetës sociale dhe politike të destabilizuar nga jashtë apo të minuar nga brenda do të bëhet politikisht i aftë që të veprojë edhe vetëm nëse do të arrijë të qëndrojë në këmbë i vetëm ushtarakisht. Rizgjedhja e Macron ofron një shtyrje të mëtejshme, por fillimisht duhet të gjejmë një dalje konstruktive nga dilema jonë. Kjo shpresël pasqyrohet në formulimin e matur të objektivit se Ukraina nuk mund ta humbasë këtë luftë.

(nga Süddeutsche Zeitung)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Promovohet në Vlorë libri “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”

Ditën e djeshme, datë 22.12.2024, në ambientet e Muzeut Kosova në Vlorë, Instituti i Studimeve …

Leave a Reply