Berisha: 1 km rrugë në Ibë-Farkë e ndërtuan me 30 milionë euro!

Nga Belshi ku zhvilloi një takim me fermerët, kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi skandalet e qeverisë ‘Rama’.Berisha tha se në segmentin Ibë-Farkë, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan, qeveria ka ndërtuar 1 km rrugë për 30 mln euro, ndërkohë që standardi në Europë është me kosto 2.3 milionë euro.

Gjithashtu, Berisha tha se kompania e ndërtimit ‘Aktor’ ka hedhur në gjyq Shqipërinë dhe pritet të fitojë në arbitrazh 15 milionë euro.

“Nëse në Europë rruga ndërtohet në fushë me 2.3 mln euro, këta e ndërtojnë me 21 milionë euro. Nëse shkoni në Tiranë, nga Iba në Farkë autostrada ishte e papërfunduar, 7 km ishte. E gjithë rruga ishte kontraktuar me 255 milionë euro. Kur e dorëzuam pushtetin kishte përfunduar tuneli dhe 20 km nga tuneli në Elbasan. Kishin mbetur 5 km. Sa shkoi rruga? Nga 255 mln, kërciti në 430 mln euro për ato 7 km rrugë dhe 1 km rrugë aty shkoi 30 mln euro, vetëm e vetëm vidh pafund. Aktori i ka hedhur në gjyq se i ka parë çfarë janë këta dhe do marrë ua garantoj nja 15 milionë euro dhe ua merr ju, nga taksat, sepse ju në çdo gotë uji, në çdo kafshatë buke, ju paguani TVSH-në. Ndaj dhe ka një thirrje të brendshme, të kujtohemi për veten tonë, t’i dalim zot vetes tonë, nuk jemi në për t’u nëpërkëmbur në këtë mënyrë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply