Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me fermerët në Belsh. Berisha tha se, Shqipëria është në rrezik dhe se ajo sot ka nevojë urgjente për shpëtimin e saj.
Më tej kreu i Partisë Demokratike tha se statistikat tregojnë për një rënie të madhe të treguesve për eksportet në këtë fushë ndërsa shtoi se janë rritur me 250 për qind importet nga serbia.
“Në rrezik sepse puna e fermerëve, djersa juaj është në rrezik, prodhimet tuaja janë në rrezik. E vërtetë shumë e dhimbshme.
Ka një prapakthehu të madh, të frikshëm në sektorin e bujqësisë i cili si i vetëm, si i tillë, tejkalon çdo sektor tjetër në kontributin e tij në prodhim por edhe në punësim e mirëqenie të familjeve shqiptare.
Vetëm nga vjet dhe deri këtë vit janë 39 mijë ton qumësht më pak të prodhuar. Statistikë zyrtare kjo. Në 4 vite janë 180 kokë lopë më pak se sa ishin katër vite më parë.
Të gjitha eksportet, statistikat reale tregojnë për një rënie të madhe të eksporteve bujqësore. Ka rritje me 250 për qind të importeve nga serbia”, tha Berisha.