Berisha: Rama po falimenton Shqipërinë, zero subvencione për fermerët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me fermerët në Belsh.  Berisha deklaroi se qeveria ka zeruar subvencionet ndërsa shtoi se në këtë mënyrë po falimenton Shqipëria.

“Kam takuar edhe fermerë të tjerë, kërkojnë subvencion mbi bazën e prodhimit, s’ka gjë më të ndershme se kjo. Rikthehemi prap, Shqipëria në rrezik, po falimentuan fermerët, falimenton Shqipëria.”-tha Berisha.

Më tej kreu i selisë blu deklaroi se Kosova subvencionon 400 euro hektarin e grurit që mbjell ndërsa shtoi se qeveria e Ramës mendon vetëm të pasurojë veten.

“Këtu merrni zero. Serbia subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne. A ka, a duhet që t’i themim ndal kësaj rrokullie.

S’mund të jenë fermerët njerëz të papërfillur, në mëshirë të motit e tregut. Nëse Kosova ka potencial të japë 400 euro për hektar gruri, Shqipëria ka potencial shumë më të madh, 1.5 herë më të madh potencialin.

Por qeverisë nuk ja ndjen, janë një grup njerëzisht të cilët më shumë kujdesen për pasurinë e njëri-tjetrit dhe vetes së tyre dhe nuk kanë preukopim e dhembshuri se djersa juaj shkon dëm”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply