Skandalet me bashkinë e Vaut Dejës të drejtuar nga Mark Babani nuk kanë të ndalur. Shijak Tv ka publikuar një reportazh special ku denoncohet dhe verifikohet në mënyrë skandaloze vjedhja që bëhet me tenderat publik.
Banorët janë shprehur se, në vitin 2020 janë sjellë vetëm nga 2 kg vaj 2 kg ujë dhe disa pako makarona nga punonjësit e Bashkisë Vau Dejes.
Skandali i zbuluar pak ditë më parë nga emisioni ‘Piranjat’ flet për një tender që kap shifrat rreth 10 milionë lekë të reja nëpërmjet procedurave për hartime projektesh.
Abuzimet mesa duket nuk kanë të ndalu ku po ashtu është zbardhur edhe fondi i dytë radhës në tenderin e blerjes së produkteve ushqimore si pasojë e koronavirusit me fond limit rreth 504 mijë lekë të reja pa Tvsh.
Duke vazhduar me të njëjtin metodë është publikuar tenderi tjetër është me date 2 prill 2020 ku Bashkia e Vaut Dejës ka publikuat në Regjistrin e Prokurimeve Publike tenderin e blerjes e produkteve ushqimore dhe joushqimore për asistencë të shtresave në nevojë për përballimin e gjendjes nga pandemia e Covid 19, por të njëjtin tender e anulojnë dhe e ri-publikojnë me një fond limit rreth 5 milionë lekë të reja.
Por ajo që bën zhurmë të madhe është që tre tendera prokurimi janë për të njëjtën produkt.