Si Rama i mbajti të bllokuara negociatat prej 11 vitesh

Rama sot hap shampanjën për nisjen e negociatave, por është pikërisht ai që ka penguar për kaq vite nisjen e tyre, që kur ishte në opozitë.

Kur PS ishte në opozitë për gati 2 vjet me radhë nuk votonte 3 ligjet, duke vënë si kusht Qarkun e Fierit, ku sipas tij, opozitës i mohohej e drejta e fituar me votë. Por nga ana tjetër 3 ligjet ishin vënë kusht nga Europa për integrimin, dhe pavarësisht thirrjeve të përsëritura për t’i votuar ato, për disa vite me radhe Rama mbajti peng dhënien e statusit kandidat për në BE. Vetëm pasi socialistët i votuan ato ligje, Komisioni Europian vendosi t’i japë statusin kandidat Shqipërisë.

Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin se negociatat do të hapeshin që në vitin e parë të qeverisjes së tij. Por, problemet filluan shumë më shpejt.

Tre vite pas fillimit të qeverisjes, në nëntor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BE-së në Bundestag, erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Kryeministrit se shumica parlamentare gjermane ishte kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar 7 kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre. Përpara se të bëheshin publike 7 kushtet, Brukseli kishte të rëndësishme plotësimin e pesë kushteve, mes të cilave miratimin e Reformës në Drejtësi dhe rezultatet e para të saj.

Rama e sulmoi Krichbaum dhe pretendoi se zërat e deputetëve si ai kudo në Gjarmani, Holandë apo Austri janë të parëndësishëm.

Por gjithësesi do të vinte dita që shefi i qeverisë të lëshonte thirrjen: Negociatat u hapën. Në 26 qershor të 2018 ai shkroi në Tëitter se Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen ne portën e BE. Rama pretendonte se Këshilli kishte vendosur që negociatat do të hapeshin në qershor 2019.

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Evropës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, shkruante Rama një vit pasi kishte fituar mandatin e dytë.

Ky duhet të jetë statusi që kryeministri mund të ketë dashur më shumë se kushdo tjetër që të fshihej e të mos figuronte asgjëkund, pasi çdo vit që kalonte dhe Shqipëria refuzohej në Bruksel, postimi i tij, shërbente si meme nëpër rrjetet sociale dhe dështimi i tij komentohej me batuta e ironi.

Kur negociatat nuk u hapën sërish, Rama do fillonte të ndryshonte gjuhën duke thënë se ngelja në klasë e Shqipërisë ishte më shumë problem i brendshëm i BE sesa mosrealizim i objektivave nga qeverisja e tij.

Dy vitet e fundit ai shpiku edhe historinë e burrit dhe gruas ku i pari e pret dhe e dyta nuk vjen. “Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë. Nëse do të ndodhë dasma do të shkojmë me rrobat e rastit. Nuk do vishemi, zbukurohemi, nuk do shpenzojmë për të bërë banketin më të madh në pritje që të vijnë krushqit dhe të ngelemi vetë me nusen në derë se nuk vjen njeri që ta marrë. Ose më keq akoma, na ngelet dhëndri në derë se nusja nuk do të flasë, kjo është edhe më keq”, ishte ndër deklaratat e fundit të Ramës që u kritikua fort edhe nga opozita si aspak serioze.

Të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtareve prej vitesh flasin për korrupsion në shkallë të gjerë në cdo shkallë të qeverisjes dhe kërkojnë luftë të ashpër ndaj tij. Pavarësia e gjyqësorit është gjithashtu një nga pikat e kritikueshme, kriter që sipas anëtarëve të BE ende nuk është përmbushur. Megjithëse Rama e mohon në cdo dalje publike, Shqipëria ka ngjyrë të kuqe në hartat e trafikut të drogës dhe shpesh vlerësohet si vend i orgjinës së saj. Qeveria dhe vendi kritikohet për mungesën e lirisë së shtypit, por kryeministri si gjithmonë në cdo refuzim apo kritikë e ka gjetur përgjegjësinë diku tjetër. Për të, kur ishte në opozitë përgjegjësinë e kishte qeveria, tashmë në qeveri përgjegjëse është opozita, por po aq përgjegjësia është Bullgaria dhe më shumë Evropa me problemet e saj të brendshme. Sipas Ramës, vetëm ai dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë përgjegjësi për zvarritjen e këtij vendi në rrugën e integrimit në BE. Rrugë e cila do të kishte marrë një drejtim tjetër 10 vjet më parë sikur Rama të mos kishte hallin e karriges së Vasil Ndrekos, kryetar i qarkut të Fierit, por të dërgonte vetëm 10 deputetë në Parlament dhe të votonin 3 ligjet e famshme.

About Redaksia

Check Also

“Associated Press”: Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare, kërkon qeveri teknike

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e …

Leave a Reply