Spaho: Negociatat u çelën pas shqetësimit të SHBA dhe BE për influencë ruse në rajon

Deputetii PD, Edmond Spaho komentoi në emisionin ‘Task Force në Syri Tv çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Spaho deklaroi se kushtet u shtuan nga BE për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës për vite me radhë.

Ai deklaroi se lufta në Ukrainë i dha një shtytje hapjes së negociatave për shkak të shqetësimit të madh të BE dhe SHBA për influenca të palëve të treta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Opozita ka kontribuuar për hapjen e negociatave. Duhet të përmendim se shitblerja e votës, përdorimi i burimeve shtetërore financiare, përdorimi i administratës, janë sfida.

Edhe vëmëndja në këtë situatë është më e madhe, ky faktor ndikoi në përshpejtimin e negociatave”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Malaj paralajmëron Ballën për protestat/ Po i hidhni benzinë zjarrit

Arben MALAJ Profesor Servet Pellumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte …

Leave a Reply