Berisha: Rama është i pangopur. Do të implikojë NATO-n tek afera e Portit të Durrësit

Kryetari i PD, Berisha, gjatë takimit në Durrës u shpreh se, Do të implikojë NATO-n tek afera e Portit të Durrësit

“Rikthehemi tek rreziqet e Durrësit. Pasi i zhduku një nga simbolet më të bukura të qytetit, kullën, Torrën, e cila herë pas here fitonte një gjallëri të madhe artistike. Unë kam parë shfaqje brenda mjediseve të saj, e zhduku për të mbushur xhepat me betonin. Tani i është vërsulur Portit. Pori i cili është një pasuri përrallore e Durrësit, historike dhe e sotme. Duke e çuar Portin në Porto Romano, merr me kompaninë e Emirateve të Bashkuara, Emmar, 1 milion m2. Por 1 milion m2 u thonë qytetarëve të Durrësit, 1 mijë ose më shumë euro për banorë. Atëherë pse nuk i bën aksionerë? Le ta supozojmë se porti vërtetë mund të spostohet, por ktheju aksionet, tokë publike është ajo, si mund ta përvetësosh atë. Sepse në mënyrë absolute ke aksione. Çfarë ndodh? Do të implikojë NATO-n. Është i pandalshëm, i pangopur. NATO, thotë, do marrë pjesë në një Port të mahnitshëm në Porto Romano. Por se ku kanë qenë portet e mahnitshme dhe ku janë e dinë mirë shqiptarët, nuk thotë as te Bisti i Palit, por aty e ka, sepse aty ka vendosur. Natyrisht NATO nuk bie në këtë pozicion, por dhashë këtë shembull, se ky nuk ka kufi, nuk ka të ndalur”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply