Disa deputetë keqpërdoren nga Basha, Gjekmarkaj: Lulokracia duhet të ketë një fund!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar keqpërdorimin e disa deputetëve nga Lulzim Basha, në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Basha dhe përfaqësuesit e tij të pakët, shkruan Gjekmarkaj, nuk kanë tagër për të caktuar Avokatin e Popullit.

“Dëshirat e Bashës janë vetem të atij dhe jo të shumicës së qytetarëve. Lulokracia duhet të ketë një fund!”, shkruan Gjekmarkaj.

Reagimi i Gjekmarkajt

Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës! Basha dhe pasuesit e tij të pakët nuk kanë tagër për ta caktuar atë. Deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet.
….dhe Erindes Pd, as ajo e vules nuk besoj ti ketë më asnjë borxh për punën që ka bërë.
Dëshirat e Bashës janë vetem të atij dhe jo të shumicës së qytetarëve. Lulokracia duhet të ketë një fund!!!

Image

About Redaksia

Check Also

Zbythet Rama, PS tërhiqet nga pr.ligji për Barazinë Gjinore! Do të ketë vetëm 2 gjini

Partia Socialiste është tërhequr nga gjinia e tretë që ngjalli shumë debat në publik. Socialistët …

Leave a Reply