Efektet e Amnistive fiskale tek individët

Faslli GOGA

• Inkurajojnë bizneset dhe individët të besojnë në amnistitë e ardhshme e për pasojë nuk deklarojnë të ardhurat që fitojnë;
• Është shumë dekurajuese për individët që kanë paguar rregullisht taksat dhe kanë vepruar në transparencë të plote me ligjet në fuqi;

• Është favorizuese kundrejt evazionit fiskal të kryer ndër vite, duke lejuar shkelësit e ligjit të jenë të pastër e duke mos dhënë llogari për aktivitetin e tyre të kryer deri më tani;
• Duke qenë se amnistia e bën evazionin fiskal të quhet i falshëm dhe i justifikueshëm, mund të ketë pasoja financiare të qenësishme në të ardhmen duke dekurajuar vetëdeklarimin vullnetar të të ardhurave në mënyrë transparente e duke sjellë një ulje të eficences së sistemit të taksimit;

• Ndonjëherë edhe vetë publikimi i lajmit është i dëmshëm pasi taksapaguesit do të dekurajohen në transaperencën e deklarimeve të të ardhurave të tyre në të ardhmen.
• Përveç efektit ligjor, duhet të kemi parasysh dhe efektin moral për të gjithë individët të cilët në mënyrë të ndershme kanë paguar rregullisht çdo detyrim kundrejt shtetit, me përgjegjësi të plotë morale e ligjore, dhe po këta individë penalizohen kundrejt shkelësve duke paguar një nivel ndjeshëm më të lartë takse.

Sipas shumë studimeve të kryera ndër vite ka rezultuar që një amnisti fiskale gjeneron sasi të vogla taksash të mbledhura (Mikesell,1986; Fisher, Goddeeris, and Young 1989; Alm and Beck, 1992).

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …

Leave a Reply