Kuçana: Të bashkohen të gjithë qytetarët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve të tyre!

Pedagogia Ilirjana Kuçana tha se, sot lind “Fronti për Mbrojtjen e Durrësit”. Ajo bëri thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve të tyre!

“Dua të bëj një thirrje shpirtërore për të gjithë ata që na ndjekin, sot lind Fronti për Mbrojtjen e Durrësit. Dua të bëj një thirrje shpirtërore për të gjithë qytetarët durrsakë, gjithë intelektualëve që ndjejnë përgjegjësi se duhet të kontribuojnë për të shpëtuar Durrësin, por mbi të gjitha për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që të rezistojmë dhe në mënyrë që të mbrojmë Durrësin. Sot pashë shumë të rinj që s’i kam parë më parë, që janë bërë pjesë e PD dhe kjo vërteton atë që kemi thënë në fillim se sot jemi më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar. Por ne duhet të jemi akoma edhe më të bashkuar për shpëtimin e Durrësit dhe të Shqipërisë”, tha Kuçana.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply