Pse kandidati për Avokat të Popullit ka ndryshuar mbiemrin?

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka denoncuar keqpërdorimin e disa deputetëve nga Lulzim Basha, në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

“Dëshirat e Bashës janë vetem të atij dhe jo të shumicës së qytetarëve. Lulokracia duhet të ketë një fund!”, shkruan Gjekmarkaj ndër të tjera në Facebook.

Por, ndërkohë hedh akuza në drejtim të Bashës, deputeti rishtar, që akoma s’është përcaktuar vetë në cilin kah të opozitës është, me Lulokracinë apo opozitën reale të Berishës, hedh edhe emrin që ai dëshiron të zgjidhet Avokat i Popullit, i cili është Doria Gjomarkaj.

Në një vëzhgim në rrjetin social Facebook, Kumtari ka gjetur reagimin e një zonje, Bianca Gjomarkaj, e cila pretendon se kandidati i propozuar nga Gjekmarkaj është një person që ka përvetësuar një mbiemër që nuk i takon.

“Si mund të zgjidhesh Avokati i Popullit kur mbiemri yt u ndryshua pas rënies së komunizmit për të korrur përfitime?”, -pyet zonja në statusin bashkëlidhur propozimit të deputetit të PD.

Zonja Bianca Gjomarkaj shkon më tej duke u sugjeruar deputetëve të pyesin z. Gjomarkaj në çdo seancë dëgjimorë pse ka përvetësuar një mbiemër që as i takon, as do t’i takojë kurrë.

“Shpjegojeni atë! Të pyesim zotin Dorian “Gjomarkaj” se çfarë mbiemri ka në çertifikatën e tij të lindjes, dhe pse u ndryshua pas vitit 1991?

Pse babai i tij Preng Gjergji Pjeter Kola e ndryshoi mbiemrin e familjes?

Çfarë nevoje kishte për ta ndryshuar atë në një familje të cilës ai nuk i përket, nuk i përket dhe nuk do t’i përkasë kurrë?

Unë kam një çështje shumë të fortë me këdo që ka uzurpuar mbiemrin tim. Mendoj se këto janë pyetje të rëndësishme për t’u adresuar në çdo seancë dëgjimore ku ai mund të ftohet. Bianca Gjomarkaj bija e Kapidan Ndue Gjon Marku (Gjomarkaj)”, -shkruan zonja për kandidaturën e propozuar si pa të keq dhe si një personalitet me kulturë oksidentale nga Agron Gjekmarkaj.

Po zoti Gjekmarkaj ka dijeni për këtë akuzë të drejtuar për kandidatin e tij?

Kjo mbetet një pyetje të cilës deputeti Lulokrat do duhet t’i japë një përgjigje përderisa ka marrë edhe përsipër të propozojë publikisht një emër për Avokat të Popullit.
Gjekmarkaj tashmë duhet ta dijë se nuk është më në cilësinë e analistit, është ligjvënës dhe si i tillë shkallën e përgjegjshmërisë për ato që thotë dhe bën duhet ta ketë më të lartë sesa thjesht si analist.

About Redaksia2

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply