Reforma Territoriale, Bylykbashi: Duhet konsensus, sidomos tani që u hapën negociatat

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një konferencë për mediat u shpreh se Reforma Territoriale kërkon që të miratohet me konsensus të plotë politik. Ai u shpreh se PD do të zhvillojë takime në terren.

“Unë e thashë, kjo është një reformë që ka një interes të lartë publik dhe politik. Partitë politike përfaqësojnë interesa qytetarësh. PD ka marrë me votë mandatin, ka organet e saj vendimmarrëse dhe ka marrë këto vendime. Ne do të përçojmë qëndrimin politik të PD. Do jetë një produkt që ka interesin më të mirë publik për një reformë territoriale të vërtetë. Si ai që është në qytet, si ai që është më fshat e kuptojnë si është t’i kenë të zgjedhurit e tyre larg. Jemi këtu për të prezantuar këtë qëndrim, qëndrimet e tjera nuk vijnë nga vendimmarrja politke e PD. Kjo reformë miratohet në parlament dhe ne jemi aty. Për të bërë ndryshime duhen 94 vota. Rama përpiqet të gjejë pazare për këtë, por ne jemi aty për ta denoncuar dhe bllokuar që kjo të bëhet e vështirë për këtë mazhorancë. Duhet konsensus sepse sapo janë hapur negociatat. Në kapitujt e parë, funskionimi i institucioneve do të ndikojë në shpejtësinë për të kaluar te kapitujt e tjerë. Një reformë konsensuale që merr maksimumin e votave do jetë garanci që kjo të vazhdojë gjatë”, u shpreh Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

“Dosja me 500 faqe”/ Avokatët e kreut të PD dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave

Avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dorëzuan …

Leave a Reply