Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv se kryeministri Edi Rama në Kuvend krijoi pesudo-ngjarje për të shmangur vëmëndjen nga çështjet kryesore.
Sipas Sejaminit, ngjarje sot është miratimi i Hartës së re Gjyqësore, afera korruptive e inceneratorëve, amnistia fiskale, vjedhja e të dhënave dhe Butrinti. Sipas analistit, është skandaloz fakti që institucionet nuk reagojnë ndaj aferave korruptive.
“Skema e inceneratorëve është një ngjarje e vërtetë, shkelen ligjet, shkelet kur institucionet publike e dinë dhe nuk bëjnë asgjë duke filluar nga drejtësia.
Me mijëra e miliona euro, miliarda lekë në këto skema. Inceneratorët kanë përfshirë gjithçka. Shfaqjet i shërbejnë vetëm Ramës. Rama kontrollon çdo gjë, skenën dhe regjinë”, tha Sejamini.