Gazetari zbulon skandalin: Si “humbën” 1 ton kokainë me vlerë 25 milion euro

Gazetari investigativ, Artan Hoxha thotë se në Portin e Durrësit humbën 1 ton kokainë, e ndarë në 60 arka me banane dhe vlera e drogës në treg shkon 25 milionë euro.

Hoxha ka hyrë mes arkave me banane të bllokuara në Portin e Durrësit dhe ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, bashkë me një postim të tij ku nuk kursen as ironitë.

Postimi në Facebook

Erdhi ”malli i mire”, erdhi…

Hajde banane Ekuadori, te fresketa, te embla taze, si t’i doni…

Eh si e solli çarku, nga “agronom kanabisi” ne fushat dhe kodrat e Shqiperise, nje dite te bukur te transferojne me pune “merceolog frutash ekzotike”, me liçence nderkombetare….

Po numeroj arkat, se nuk po biem dakord sa arka na kane vjedhur ata “trimat” e Selfo Qorrit ne portin e Durresit…

Beso e kontrollo, thote populli…

Dhe si u kam thene edhe ne fundin e dhjetorit te kalur, nje arke e humbur me peshe standart 19 kg banane, rezultoi te kishte brenda 17 kg kokaine me cilesi mbi 90% dhe vetem 2 kg banane persiper per dekor…

Ne 29 dhjetor 2021 ne magazinen e “banana king” ne Vaqarr, u kapen 7 arka, here 17 kg kokaine secila, plot 119 kg kokaine me pasterti kristali nga Ekuadori.

Por ne port kishin humbur edhe 106 arka te tjera, here 17 kg kokaine secila, plot 1802 kg kokaine qe avulluan si me magji.

Ne total ngakesa e dhjetorit ishte 1802 + 119 = 1921 kg kokaine.

Ndersa me 16 korrik 2022, rezultojne te zhdukura plot 60 arka me banane me peshen standarte. Per te njejten kompani dhe te vendosura ne te njejten menyre si ne rastin e dhjetorit, jo ne trupin apo paretet anesore te konteinerit, por direkt ne ngarkesen me banane…

60 arka here 17 kg kokaine shkojne ne total 1020 kg “mall” i paster kristal,…

shumezim cmimin e shumices (25 mije euro) nga porti deri ne magazinen e sigurte, qe ka pesuar nje renie te lehte keto kohet e fundit, pasi nuk ka bord transparence qeveritar, qe ta rrise çmimin, shkojne plote 25.5 milione euro.

Dhe nese kjo sasi del ne rruge me pakice, me cmim per grame besoj e kuptoni qe shumezohet me 3 deri 4 here….

Qejf o qejf o qerrata…

Dhe ju thoni pse nuk duhet te kete amnisti fiskale?!!!

Te kete more, se ka para per te tere…

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply