Ambasada Gjermane ka reaguar pas çeljes së negociatave për Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada thotë se do të mbështesin Shqipërinë në rrugën europiane.
Por ajo që i vihet në dukje Ramës nga Gjermania, është korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar në Shqipëri.
“Bisedimet për anëtarësim në BE 🇪🇺 kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.
Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, shprehet Ambasada Gjermane.