Rama i tmerruar nga 7 korriku, do nxjerrë në shesh administratën para se të ikë me pushime

Edi Rama është befasuar nga protesta e 7 korrikut e thirur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ky nuk është më një lajm. Masiviteti i asaj proteste ishte i pazakontë po të kemi parasysh momentin kur u organizua dhe në situatën në të cilën është opozita.

Aq shumë e ka shqetësuar kryeministrin ajo ngjarje sa ai ka vendosur të mos largohet me pushimet e verës pa bërë një demonstrim force në shesh për Sali Berishën.

Mësohet se në takimin e një dite më parë me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në Shqipëri, Rama ka lënë porosi për organizimin e një manifestimi të madh më datë 28 korrik ora 19:00 në sheshin “Skënderbej”.

Me detyrim përcaktim punonjësit e administratës shtetërore dhe militantët e PS nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në Tiranë mes temperaturave të larta për të dëgjuar thjesht një fjalim të Edi Ramës.

Nuk dihet me saktësi nëse do të ketë këngëtarë që do i bashkohen shfaqjes së tij propagandistike, por çfarë nuk mund të dyshohet është se ky manifestim cilësohet si një demonstrim force i qeverisë që mbush sheshin me administratën publike dhe me militantë.

Në takimin e djeshëm janë shpërndarë porositë sipas qarqeve me numër të caktuar njerëzit që duhet të sjellin në Tiranë. Temperaturat e larta, çmimi i shtrenjtë i naftës apo pushimet verore që mund të kenë planifikuar njerëzit nuk kanë rëndësi. Qëllimi justifikon mjetin dhe çdo situatë tjetër. Rama kërkon të ketë në shesh sa më shumë njerëz atë ditë.

Porosinë për këtë organizim do ua lejë edhe kryetarëve të bashkisë në takimin dy ditor që do të ketë me ta në Pogradec këtë fundjavë.

Nuk ka asnjë justifikim!

Tirana atë ditë duhet të mbushet me njerëz për të dhënë simbolikisht mesazhin e fortë te kundërshtari dhe opinioni publik se këtu shumicën qoftë dhe në shesh e ka Edi Rama.

Një arsye tjetër për këtë shfaqje propagandistike Rama e gjen te Ilir Meta. Direkt pas daljes nga zyra e Presidentit të Republikës, Meta do të jetë një Konventën Kombëtare të LSI-së duke rikonfirmuar rikthimin e ashpër në politikën aktive në opozitë me Edi Ramën.

Teksa Berisha e demonstroi forcën e vet më 7 korrik, Meta do ta bëjë më 25 korrik, Edi Rama nuk ikën me pushime pa treguar se edhe ai ka popullin me vete.

E ndërsa opozita është në rolin e vet natyral të tubohet dhe protestojnë kundër qeverisë, e pazakontë për një vend normal është që të tubohet qeveria në shesh. Por nën qeverisjen e Edi Ramës ne kemi kohë që nuk jemi më një vend normal, prandaj edhe shfaqje të tilla janë të pranueshme brenda anormalitetit tonë./ Lapsi

About Redaksia

Check Also

Si u anullua arrestimi i Benet Becit në SPAK

Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu deklaroi nga selia blu se prokuorët e SPAK …

Leave a Reply