A i dalin dot 5 “Non Gratat” Edvinit, djalit të Kristaqit ose vrasësit të poetit për të mbuluar aferat

Nga Adriana KALAJA

A i dalin dot 5 “Non Gratat” Edvinit, djalit të Kristaqit ose vrasësit të poetit antikomunist, për të mbuluar aferat korruptive dhe krimin shtetëror në këta 24 vite

Për të qënē të qartë.
Edvin Kristaq Rama paralajmeroi dje për herë të dytë (ashtu si në rastin e SHBA), se z.Berisha mund të shpallet “Non Grata” edhe në UK.
Kjo në fakt nuk është “Non Grata” e dytë ashtu siç rreket ta shesë Edvini i Delinës së Soros, apo siç po mundohet ta shesë për të dytën herë të njëjtën gjë që ka shitur me SHBA-në.

Sipas Traktatit “Five Eyes” ( e gjeni më poshtë), nëse një person shpallet në kërkim ose “Non Grata” në njërin prej anëtarëve të këtij traktati, automatikisht kosiderohet i tillë edhe nga katër vendet e tjera.

Thënë kjo, në momentin kur SHBA shpalli “Non Grata” Prof. Dr. Berishën, edhe UK, Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja e konsiderojnë të mirëqëne sikur ta kenë nxjerrë vetë këtë akt.

Këtë llogjikë do ndjekë Edvini kur të ketë nevojën për të tërhequr vëmëndjen nga vjedhja, korrupsioni apo skandali i rradhës.

Me pervesitetin që e karakterizon, Edvini do mundohet ta deklarojë Berishen si “Non-grata” në Kanada, Australi apo edhe në Zelandë e Re.
Mbase në shtator kur protestat të jenë edhe më të fuqishme.

Por Edvini 4 shanse ka gjithsej (përceç asaj të SHBA).
A i dalin dot të mbulojë me aq skandale që ka ai dhe kabineti i tij i mirëngarkuar me ministre, që bëjnë korrupsion të detyruara edhe nën pickimin fizik nga Kryeministri i tyre?
Unë them se jo.

A i mbulon dot Edvini i Lindës së Soros, grabitëses së probës publike, krimin dhe korrupsionin që lidhen me:
1. Teatrin Kombëtar.
2. Inceneratorët.
3. Portin e Durrësit.
4. Reformën në Drejtësi
5. Reformën në shendetësi.
6. Reformën në arsim.
7. Stadiumin “Qemal Stafa’.
8. Marëveshjen e Detit.
9. Skavicën.
10. Butrintin.
11. Investitorët strategjikë.
12. Konçensionet dhe PPP-të.
13. Ndërtimin me produkte të veprës penale
14. Kanabizimin e vendit.
15. Etj. Etj. Etj.

Nuk ka “Non Grata që mbulon këto skandale dhe krime të cilat janë shumë më tepër se më sipër.
Sado të lobohet dhe sponsorizohet nga Soros apo Eskorta të Kim.

Ne treguam se jo vetëm refuzojmë të hamë bar (megjithëse këta parapëlqejnë ata që e pinë atë), por sa më shumē luftë Opozitës reale me “Non Grata” Made In Delina, më të shumtë do jemi në përballje.
Edhe më radikalë.
Do përdorja njē shprehje popullore për këtë rast se: “Kështu i do mushka drutë” por unë kam shumë konsideratë për mushkën dhe gjithë kafshët.
Aq më shumë këto vite që kam njohur sorosistët rilindas të tipit Rama apo Veliaj.

Ashtu si përcaktimet e këtij traktati, njerëzit në shesh shumëzojini me 5.
Jo me matematikën e Lulzimit e as me gojo*et e AliBashëve.

A i’u dalin shtetet që do lobojnë për “Non Grata” për të mbuluar gjithë këtë krim dhe korrupsion deri në nivelet më të larta qeverisje qëndrore dhe lokale?
Sërisht them JO.
Ndaj le të shpallin sa më shumë “Non Grata” e ne më të shumtë do jemi aty përballë tyre.
Nëse rrëzojmë regjimin mafioz të Edvin Ramës, “Non Gradat” do bien si nën “efektin domino”.

Sri Lanja do i’u duket passarelë mode.
Uroj të na vënë në provë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply