Basha nuk akuzon më qeveritarët e lidhur me krimin por “politikanët”!

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Tëitter’ Basha duke iu referuar raportit të OSBE-së, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare.

REAGIMI
Mbështetja, që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Si tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

Greta Bardeli: Shkoi tinëz në Theth, nuk përballet me realitetin e banorëve!

Deputetja e PD për qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli ka reaguar pas vizitës së kryeministrit …

Leave a Reply