Berisha: Kjo ‘pika e vogël’ është 28 milionë euro për Gjiknurin e partisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar deklaratën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë gjatë replikave me deputetët demokratë në lidhje me investimet pranë Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Mirëmëngjes me këtë “pikën e vogël”, 28 milionë euro për Gjiknurin e partisë! Sb”, shkruan Berisha.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të PD, Agron Shehaj, në lidhje me investimet pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, Kumbaro tha se bëhet fjalë për një pikë të vogël në hartë. “Shikojeni këtë pikën e vogël blu këtu. Ja kjo e vockla këtu. Ky është projekti në fjalë”, tha Kumbaro.

Ndërkohë Shehaj nxori fotot duke treguar se bëhet fjalë për një investim të majmë. “Kjo është pika e vogël, Kjo pika e vogël këtu do të jetë një investim prej 28 milion euro”, deklaroi Shehaj.

“Pra, ‘Albstar’, një nga kompanitë që ka marrë qindra-miliona euro tendera, edhe nga agjenci në varësi të ish-ministrit Damian Gjiknuri, tani na hyn në ortakëri me kushërinjtë e zotit Gjiknuri për të ndërtuar një resort 28 milionë euro në Parkun e Butrintit”, deklaroi Shehaj një ditë më parë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply