Çfarë po i ndodh Ramës? I shpërfytyruar edhe në takimin me kryebashkiakët

Edi Rama e ka humbur qetësin ëgjatë këtyre ditëve të fundit. Një ditë më parë, Edi Rama u shfaq i shpërfytyruar në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Në përpjekje për t’u shfaqur nacionalist dhe për të kuruar plagët që i ka hapur Kosovës, ai vetëm i bëri më shumë dëm vetes, pasi në Kosovë e sulmuan hapur se nuk guxoi të thoshte asnjë fjalë kundër Serbisë dhe mikut të tij, Aleksandar Vuçiç. Rama mbajti një fjalim me tone të frikshme, duke tmerruar edhe disa fëmijë që kishin ardhur për vizitë në Kuvend.

Por edhe sot, Rama u shfaq i shpërfytyruar në një takim me kryebashkiakët në Pogradec.

Edhe pse ishte veshur me ngjyrë rozë, ai ishte gati të shpërthente në çdo moment.

Pasi sulmoi disa kryebashkiakë, Rama u detyrua që të ndërpriste fjalën e njërit prej tyre, që po fliste si patronazhist.

Një ditë më parë, opozita dhe lideri i saj, Sali Berisha, deklaruan se Rama është shpërfytyruar për shkak të protestës masive të 7 korrikut.

About Redaksia

Check Also

Zhvillime të reja/ SHBA anullon të gjitha ativitetet në Shqipëri ku do të merrte pjesë Rama

“Duam t’ju informojmë se koncerti në Durrës, i planifikuar për të dielën në orën 19:00, …

Leave a Reply