Shqipëria në ankand… Tani duhet një gogol!

Nga Iva V.GRILLO

Perpjekjet e ethshme ne shpikjen e nje gogoli vazhdojne… mundesisht te nje gogoli te madh dhe te frikshem, nga ata qe lebetit miletin, e paralizon dhe nuk e le te mendoje.

U duhet nje gogol atyre qe kane nxjerre atdheun ne rruge te madhe, si nje “zonje te perlyeme”, duke shitur gjithe “hiret” e saj: detet, plazhet, sitet arkeologjike, hidrocentralet, naften,truallet e ndertimit…madje dhe vete shqiptaret…

U duhet nje gogol atyre qe u duhet Shqiperia si nje kazerme ushtarake, sheshpushim refugjatesh, treg, rruge trafiqesh, ngaster eskperimentale te egos se tyre, han me shtate porta ku hanxhiut batakci mjafton ti shkelin syrin.

U duhet nje gogol atyre qe duan te zene nje cope qoshe ne politike, ate qoshe qe kellqet e tyre nuk ua siguruan kurre. Edhe atyre u duhet nje gogol… i madh, i keq dhe i shemtuar.

U duhet nje gogol atyre qe kane rene dakord me veten te mos t’a tregojne me gisht kete batak, por e kalojne “lumin” e vet moral duke bertitur: fajin e ka gogoli.

Duhet nje gogol, per te mbuluar gjithe kete poshtersi…

Ne mos qofte, u krijofte!

#RilindjaNonGrata

#stopfarsesrama

#enoughisenough

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

Filozofia e kobures së regjimit me emrin SPAK

Nga Ndriçim KULLA Që në Shqipëri tradicionalisht nuk ka pasur një kulturë të mirë ndëshkimi, …

Leave a Reply