Aty ku absurdi tejkalon limitet e çdo realiteti jetësor, politik dhe social

Jola Hysaj

“Aty ku absurdi tejkalon limitet e çdo realiteti jetësor, politik dhe social.”

Shqipëria vendi ku të vidhen të dhënat e tua personale dhe s’ke të drejtë të flasësh, po fole kalon në riedukim dhe me fletë rrufe të shpalosur nga kryeministri i cili në këto 9 vite qeverisje nuk ka bërë asgjë më shumë përveçse i ka shtënë hi syve shqiptarëve dhe i ka terrorizuar në atë farë pike psikologjikisht sa i madhë e i vogël po rendin pa kthim rrugëve të Evropës.

Shqipëria vendi ku të premtohet shëndetësia falas dhe me pas kalon me projekte-ligje për “Autonomi Spitalore”, pasi u vodhën tenderimet e check up mjekësore, ti bëje analizat si grua e të kthenin përgjigje si burrë, tani doli mënyra e re e korrje-shirjeve.

Nuk ka gjë ti nuk ke të hash tani , “do të paguash si në të gjithë botën për cilësinë e shërbimit ” , kjo shprehje sëfundi është bërë “Boze Meli” siç thuhet popullorëshe.

Cilat shërbime siguron qeveria përderisa çdo gjë paguhet në këtë vend ? Urojmë që ajrin dhe për ca kohë ta kemi ende falas.
Të mos harrojmë inceneratoret , po patjetër se pensionistët e shkret që punuan gjithë jetën dhe marrin pension qesharake as për ilaçe nuk i dalin, por do ti që sëfundi kanë filluar të dalin milionerë dhe sipërmarrës të mëdhenj dhe pse jetojnë azileve apo një pjesë e tyre s’kanë as bukë të hanë. Të mos flasim pastaj për të vdekurit që bëjnë biznes nga varri .

Shqipëria vendi ku D’Rama më e madhe e këtij vendi është vetë KM që e vetmja gjë që e vërteton çdo ditë ditë që është njësh në të bërin e saj është “Propaganda”.

Frika e 7 Korrikut të lexohet çdo ditë e më shumë në sy, nuk do të shpëtosh nga propaganda e një , dy apo me shumë NON GRATAVE , sa më shumë ti cënon integritetin e Z. Berisha aq më shumë do të përballesh me zgjimin dhe vdekjen e frikës .

Frika po vdes çdo ditë dhe ashtu popullorëshe do ju them dhe diçka të fundit “ E vërteta zhytet, por nuk mbytet”
Jola Hysaj
Sekretare e Maredhenie me Publikun ne PDSH

About Redaksia2

Check Also

Tre llojet e protestës në marshimin e sotëm mbi Tiranë

Nga Alfred LELA Sot, në ora 18.00, Partia Demokratike dhe aleatët opozitarë tubohen, në atë që …

Leave a Reply