Berisha: Pas 6 marsit tentuan të bllokojnë proceset e PD, por treni ynë nuk ndalet

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në një takim në Fier se është bërë një përpjekje e madhe për të ndaluar ‘kohën’ e Partisë Demokratike. Sali Berisha deklaroi se treni ynë nuk ndalet ndërsa shtoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e partisë përveç anëtarëve të saj.

“Dola me idenë që treni ynë nuk ndalet sepse ata të cilët kërkonin t’i emëronin kryetarin PD-së, veçanërisht pas 6 marsit, u angazhuan në mënyrë të ethshme që të bllokojnë proceset e PD-së.

Kjo nuk mund të ndodhte. Unë kisha një vendim dhe besim që duhet të jenë anëtarët e PD-së që do përcaktojnë udhëheqësit e tyre”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Himçi: Mazniku dhe Llatja “konsultim” për reformën territoriale sa për sy e faqe! Skenari për të shkrirë Cërrikun dhe Belshin

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, BLENDI HIMÇI Procesi i konsultimeve publike për reformën territoriale, …

Leave a Reply