Edith Harxhi: Rilindja, sekt më i keq se komunizmi!

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi e ka cilësuar qeverisej e Edi Ramës më të keq se vetë komunizmi. Duke numëruar të gjitha skandalet që ë kanë përfshire këtë qeveri do të duhej një kronikan si ata të perandorive për ti mbajtur shënim

Reagimi i Harxhit

Do të duhej një kronikan si ata të Perandorisë, që të kish mbajtur shënim skandalet dhe bëmat e përditshme të kësaj qeverie 9 vjeçare.

Ky sekt paska qenë më i rrezikshëm se komunizmi vetë!

Pasi ç’bënë sistemin që mirë e keq ishte vendosur në 20 vite, pasi bënë ligje për të përvetësuar dhe tjetërsuar gjithëçka, pasi kapën drejtësinë, futën ndërkombëtarët në trajsë, në fund morën në dorë gjithë shtetin me institucione e s’pyetën për kushtetutë, kontroll e balancë, demokraci, votë e popull.

Besoj, nga qindra vjedhjet e skandalet e këtyre viteve ky i inceneratorëve duket më i madhi, të paktën nga ato që dimë, se kush e di sa ka që nuk kanë dalë në dritë ende!

Po kanabizimi?

Po aferat me check up, e sterilizim, e “investimet strategjike” e “korporatat”?

Po tradhëtia e kufijve detar?

Po kufijtë e Kosovës?

Po Ballkani i Hapur?

Po patronazhistët?

Po nxjerrja e të dhënave personale?

Po hakerimi i të dhënave nga sistemi online zyrtar shqiptar, AKSH-i?

Po bujqësia, ekonomia, tregëtia, importi, exporti e sa të tjera?

Po betoni? Po lavatriçet e parave të drogës dhe krimit që lahen në beton?

Po që na e kanë marrë fytyrën me bëmat e të fortëve dhe mafies nëpër botë?

Po shembja e teatrit?

Po tanket gjatë pandemisë?

Tani jemi tek dhënia me konçesion e historisë dhe trashëgimisë se të tjerat po mbarojnë si nga toka, nga ajri apo deti!

Çfar ka mbetur? Këta privatizuan shtetin për veten e tyre, dhe shtetëzuan privatin e ndershëm që sa kish nisur të ngrinte kokën! Çfar babëzie!

E tani EUROSTAT na lajmëron për projeksione të frikshme demografike për 2100-ën.

Ky sekt duhet zhdukur një orë e më parë e s’ka fuqi në botë të na ndalë në këtë nismë kombëtare e cila e shpëton vendin nga rreziku më i madh që i kanoset që nga Diktatori.

Në Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë sot bëjnë pjesë gjithë shqiptarët e ndershëm. Nuk mban më!!

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply