Enver Bytyçi
Mbretëria e Bashkuar u solidarizua me aleatin e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e shpalli non-grata Sali Berishen. Vendimi, pas 7 korrikut dhe kur sondazhet zbuluan faktin që Sali Berishën e mbështesin 600 mijë shqiptarë. Kjo do të thotë se ata nuk dëshirojnë rikthimin e Berishës në pushtet! D.m.th se duan Edi Ramën kështu si është, trafikant, arrogant, kleptokrat, përçarës, të pabesë me shqiptarët e servil i të huajve, pervers i pa limit në sjellje e fjalor, anti-shqiptar e pro-serb!
Ndryshe nuk ka sesi të sanksionohet një ish kryeministër i larguar prej gati dhjetë vitesh nga pushteti. Të duket absurd fakti pse shpallet non-grata Sali Berisha dhe jo Edi Rama, kur dihet se Rama mban lidhje me organizatat kriminale dhe eshte thellesisht i korruptuar, gjë që e thonë përditë raportet ndërkombëtare.
Edhe një raport i fundit e rendit Shqiperinë në dhjetë vendet me pakësimin më të madh të popullsisë në botë. Prej kujt ikin qytetaret shqiptare? Prej satanait Edi Rama! Ndërkaq SHBA dhe Britania e Madhe po na e paraqesin si „satana“ Sali Berishen!
Por njerëzit me logjikë bëjnë një analizë racionale: Çfarë më thotë mua analiza?
Së pari, ta kesh mirë me aleatët sot, qofshin këta dhe perëndimorë, nuk duhet të jesh patriot. Është e ndaluar për vendet e vogla, sidomos për ne shqiptarët të prodhojmë patriotë! Kjo errezikshme në vatrën e konfliktit ballkanik. SHBA-të, Britania e Madhe e ndoshta edhe ndonjë tjetër, e kanë më të lehtë të detyrojnë shqiptarët të shesin atdheun, sesa serbët të pranojnë realitetet ballkanike të krijuara pas 10 qershorit 1999. Është sikur kur godet një gozhdë në beton e nuk e çon çekiçi. Ndërkombëtarët duan si gjithnjë të përdorin shqiptarët për të regulluar ekuilibrat ballkankë, sepse gozhda në kokën e trupin e serbëve nuk ecen. Beogradi është aq kokëfortë! Dhe kjo ndodh se politikanët serbë jane të gjithë bashkë kundër Kosovës dhe shqiptarëve! Ndërkaq politikanët shqiptarë janë të përçarë! Edi Rama u thotë “Unë bëj çfarë të doni, por kam frikë nga Berisha”! Dhe SHBA e MB o burra ta izolojnë Doktorin!
Së dyti, ndërkombëtarët mbështesin politikanë të formatit të Ramës, sepse këta në këmbim të mbajtjes së pushtetit bashkëpunojnë deri te opsionet e cenimit të sovranitetit e integritetit të territorit shtetëror e kombëtar. Mjafton që kjo të jetë interes i ndërkombëtarëve. Kjo është arsyeja pse edhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë marrëdhënie aq të ngushta me administratën amerikane e me atë britanike. Sepse ata e duan lirinë dhe atdheun “më shumë se duhet, janë një lloj betoni i paërshkueshëm”! Ndërsa Sali Berisha është simbolika e kësaj kategorie të politikanëve patriotë shqiptarë. Nëse bie Berisha, atëherë do të bien një nga një të gjitha kullat e tjera të qëndresës!
Së treti, unë i besoj faktit se në vendimmarrje ka ndikim Sorosi dhe organizata të tjera liberale e globaliste. Këta nuk e duan sovranitetin shtetëror, sepse kjo i pengon në realizimin e interesave për ta sunduar botën në mënyrën se si duan ata! Prandaj duhen ne pushtet tradhtaret, jo aleatet e partneret. Po ju jap një shembull: Amerikanët i kërkuan Berishës të pranojë ujgurët e Guantemalës dhe ai mori disa, më duket se katër prej tyre. Por aty ishin dhjetëra ujgurë. Berisha nuk i pranoi të gjithë, sepse në këtë rast Shqipëria do bëhej tabelë qitje e terrorizmit. Pranoi katër për solidaritet me SHBA-të, në shenjë miqësie.
Po ashtu pranoi 200 muxhahidinë të opozitës iraniane. Por nuk i pranoi të gjithë. Gjithsej ishin 3000. Më pas Edi Rama i mori edhe ata 2800 të tjerët. Berisha mori 200 në shenjë respekti për Amerikën, për t’i thënë se “Po ne jemi aleatë”! Por nuk rriskonte interesat e vendit të tij. Rama nuk e ka problem as sovranitetin e Shqipërisë, as jetën e shqiptarëve! Pse duhet ta ketë këtë problem dikush tjetër, kushdo qoftë ai, edhe aleatët e Shqipërisë?!.Per kete arsye sanksionohet Berisha e mbeshtetet Rama! Ky i fundit eshte gati te jape gjithcka ne funksion te pushtetit! Ndaj dhe atdheu eshte ne rrezik! Ky regjim duhet rrezuar nje ore e me pare!
Së katërti, të gjitha këto i thoshte analisti britanik, Gabriel Partosh, kur non-gratën britanikë kundër Berishës e lidh me qëndrimin e tij ndaj Serbisë dhe jo me të ashtuquajturin korrupsion! Kjo do të thotë se Rama dhe Vuçiq janë të gatshëm të sakrifikojnë Kosovën për “paqen” në Ballkan! Ndërsa “heretiku” Berisha dhe heretikë të tjerë nuk duhet ta mbrojnë atë!