Në ditët e fundit sa vijnë e shtohen zërat e një rikthimi sensacional të Lionel Messit në Barcelonë.
Media spanjolle “Sport” ka raportuar së fundmi se trajneri Xavi Hernandez e ka shprehur dëshirën dhe kërkesën ndaj presidentit të klubit, Joan Laporta për ta rikthyer shtatë herë fituesin e Topit të Artë në Kataluni.
Por, kur mund të ndodh kjo?
Messi ka kontratë me Paris Saint-Germainin edhe një vit dhe këtë verë do të ishte e vështirë të ndodh një rikthim i madh i Messit në Barcelonë.
Prandaj, gjiganti katalunas duhet të presë deri vitin tjetër, kur përfaqësuesi argjentinas të jetë i lirë, për të tentuar që ta rikthejë atë në “Camp Nou”.
Xavi është i bindur se edhe Messi do të ishte i interesuar për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës në Barcelonë.
Për lojtarin spekulohet se në verën e vitit tjetër mund t’i bashkohet Inter Miamit të David Beckhamit në SHBA. Por, futbollit nuk i dihet kurrë…