Rreziqet që i kanosen Vlorës nga TEC-et lundruese

Bujar LESKAJ

📌 Së pari, anijet janë të një teknologjie shumë të vjetër. Të prodhuara në vitin 1997, si pasojë nuk përmbushin kushtet që kërkon koha sot.

📌 Së dyti, po t’u referohemi shifrave për TEC-in lundrues mësojmë se kostoja e tij do të jetë shumë më e lartë se energjia nëpërmjet impianteve fotovoltaike, pa llogaritur koston mjedisore, si rrjedhojë e një superndotjeje, e cila do të krijohet nga djegja e naftës bruto, mazutit, pikërisht në gjirin turistik të Vlorës, duke asfiksuar industrinë e turizmit aty, duke ndotur ajtin, dëmtuar bujqësinë e blegtorinë dhe duke zhdukur plazhet. Ndërkohë duke qënë se procesi i ftohjes do bëhet në det të hapur, jeta detare në sipërfaqe të gjera në Gji të Vlorës do të zhduket.

📌 Së treti, këto anije janë marrë me qira për dy vite. Nga shifrat e deklaruara mësohet se shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000 $ në ditë për 2 vjet. Nëse kjo shifër do t’u jepej si subvension familjeve dhe bizneseve te vogla e të mesme, cilat do të ishin përfitimet?

📌Së katërti, marrëveshja parashikon se ai TEC gati 30 vjeçar që është edhe teknologji e vjetër do të mbetet në Gji të Vlorës e për të cilin do duhen shumë shpenzime të tjera për ta demontuar e për ta çuar për skrap!

📌 Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme. Sipas konventës së Aahrusit, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë qysh në vitin 2001 për TEC duhet kryer Vlerësim i

Ndikimit në Mjedis e Social (VNMS) i pavarur dhe publiku duhet të marrë pjesë në vendimmarrje para se të bëhet kontrata. Nëse kontrata firmoset pa kryer më parë këtë procedurë kemi thjesht një krim mjedisor që dënohet me ligj.

❌ Këtë ndotje taksapaguesit shqiptarë do ta paguajnë 63.000 USD në ditë!

🔴 Këtë ndotje të mjedisit, këtë dëm të turizmit, këtë korrupsion e shpërdorim sekti Rama përsëri do ta hedhë mbi shpinën e qytetarëve shqiptarë!

❌❗ Kësaj katastrofe duhet t’i themi NDAL!

Për të gjitha këto fakte duhet të mbështesim ambientalistët dhe shoqërinë civile, të cilat po ngrenë zërin dhe po sensibilizojnë opinionin qytetar kundër një marrëzie të tillë.

About Redaksia2

Check Also

Kurti pyet Ramën për Berishën dhe Metën, përgjigjja e tij…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse kreu …

Leave a Reply