Uji që rëndon dyfish xhepat dhe mirëqënien e qytetarëve

Fjoralba DIZDARI

Janë disa problemet, me të cilat përballemi kur flasim për ujin e pijshëm në vënd, që kanë impakt direkt, në jetesën tonë të përditshme.

•Cilësia e ujit të pijshëm dhe kontrollet e munguara higjeno-sanitare në Shqipëri.

•Furnizimi me orar të kufizuar në disa zona të vendit. Megjithëse uji është i bollshëm për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme në vend, ka rajone të caktuara, veçanërisht në zonat përgjatë bregdetit që nuk furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

•Çmimi i blerjes së ujit, është i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve. Ndërkohë që rritja e çmimit në vitin 2018 me 44%, nuk plotësoi premtimin për 24 orë ujë të pijshëm.

80 milion Euro kredi hua nga Banka Evropiane e Investimeve, banka e Bashkimit Evropian, që shteti shqiptar ka arritur të sigurojë muajt e fundit, për të përmirësuar sistemin e shpërndarjes së ujit në komunë, ngre pyetjet, se nga xhepat e kujt do të paguhet ky borxh në vitet që do të vijnë, ashtu si dhe nëse do të vazhdojë qeveria shqiptare me abuzim fondesh dhe tenderash, njësoj si ka ndodhur deri më sot?!

Do të ftoja të gjithë aktorët apo strukturat kryesore të kontrollit, sigurimit, ruajtjes dhe monitorimit të cilësisë së ujit të bëjnë detyrën e tyre në bazë të ligjeve për Shëndetin Publik.

Insituti i Shëndetit Publik të rrisë bashkëpunimin me Strukturat Rajonale të Shëndetit Publik, me Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor dhe Ujësjellës Kanalizime të mos bëjnë kompromise me shëndetin e qytetarëve, duke larguar përgjegjësitë tek njëri – tjetri, por të respektojnë VKM nr. 379, datë 25.05.2016 për miratimin e rregullores “Cilësia e Ujit të Pijshëm”

Çdo zë rritet në Shqipëri, taksat, influencat, pushteti, të gjithëfuqishmit, dashamirësit shkojnë lart dhe larg, përveç mirëqënies se taksapaguesve shqiptar.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Lubi Balluku ka firmosur 14 tendera për 13 km të Unazës së Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku ku …

Leave a Reply