Nga Iva V.GRILLO
Asambleja e Frankofonisë e paska paguar aktivitetin e planifikuar në Tiranë sa frëngu pulën…
Dhe këtu nuk bëhet fjalë për shpenzimet e kostot e aktivitetit, por për “qokën” qe iu është dashur të bëjnë në këmbim të këtij aktiviteti.
Duket se ngjarjet paskan rrjedhur pak a shumë kështu:
1). Në Nëntor 2021, ashtu si papandyer, Veliaj “frankofoni” merr pjesë në një aktivitet rajonal të organizatës që i paska dhënë një medalje Kadaresë, me të drejtë, per kontributin që ka dhënë për lidhjet midis kulturës shqiptare dhe frankofone.
2). Veli “frankofoni” vendos t’i sugjerojë Asamblese Frankofone që aktivitetin rinor ta bëjë në Tiranë, në kuadrin e “Tirana, Kryeqytet i Rinisë 2022”
Deri këtu cdo gjë mund të pranohet si një perpjekje e zakonshme per të promovuar Tiranën.
Kthesa vjen në hapin numer 3: përpara bërjes së aktivitetit, pa parë akoma si bitiset puna, përfaqësues të organizatës vendosin t’i japin Veli “frankofonit” të njëjtën medalje nderi (?!) që i kane dhënë Kadaresë…
Këtë medalje, ish Presidenti i organizatës, Zoti Luperto, që pastë jetën e gjatë në Francë… e ka shoqëruar me një motivacion që duket se ka dalë direkt nga “furra” e Bashkisë Tiranë.
Zotit Luperto i kanë thënë që ditën e parë të punës Veliaj “frankofoni” ka rregulluar akrepat e Sahatit të Tiranës, por kanë harruar t’i thonë që nga dita e dytë e tutje “frankofoni” ynë i ka bërë gropën jo vetëm Sahatit të Tiranës, por gjithë qytetit.
Ndoshta përfaqësuesit e organizatës së huaj mendojnë se kanë bërë një veprim fisnik duke nderuar “të zotin e shtëpisë”…ndoshta.
E po të jetë kështu, uroj që dikush, dikur… t’i shpjegojë Zotit Luperto dhe shokëve të tij që aktivitetin në Tiranë e kanë paguar vërtetë sa frëngu pulën, jo vetëm duke i pastuar fytyrën ekzekutorit të trashëgimisë historike të kryeqytetit por edhe duke ngritur në piedestal një sharlatan “par excellence” …