Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore e cila është në rrezik, nga shembja e Teatrit Kombëtar tek grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës.
Berisha deklaroi se, Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të Tiranës, i cili është identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Kreu i PD tha se, Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar me një urrejtje të paimagjinueshme.
“Tirana është zemra. U vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë. Me kinema 17 nëntori, u kthye, bënë një betejë epike artistët për Teatrin, e zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme.
Nëse ka një armik të dytë të egër identiteti, trashëgimi kulturore e Tiranës, është Edi Rama. Tani është vërsulur në objekte të tjera”, tha Berisha.