Berisha: Edi Rama, armik i egër i identitetit, trashëgimisë kulturore të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore e cila është në rrezik, nga shembja e Teatrit Kombëtar tek grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës.

Berisha deklaroi se, Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të Tiranës, i cili është identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Kreu i PD tha se, Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar me një urrejtje të paimagjinueshme.

“Tirana është zemra. U vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë. Me kinema 17 nëntori, u kthye, bënë një betejë epike artistët për Teatrin, e zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme.

Nëse ka një armik të dytë të egër identiteti, trashëgimi kulturore e Tiranës, është Edi Rama. Tani është vërsulur në objekte të tjera​”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply