Historiani: Arkitektura e sotme në kryeqytet, shija korruptive e njerëzve të babëzitur në qeveri

Historiani Rubens Shima në takimin e organizuar nga Berisha për trashëgiminë kulturore u shpreh se, zhvillimi i Tiranës është në dorë të agjendës së ndërtimit.

Sipas tij, arkitektura e sotme në kryeqytet nuk është gjë tjetër veçse shija korruptive e njerëzve të babëzitur në qeveri që duan të përvetësojnë pronat publike. Shima theksoi se aty ku mundet qeveria ndërton, ndërsa aty ku s’munden e shndërron në përfitim për godinat e veta.

“Kjo estetikë që shohim sot, kjo arkitektura e sotme nuk është gjë tjetër veçse shija korruptive e këtyre njerëzve të babëzitur që gjithçka që është publike duan ta përvetësojnë, aty ku mundit ta ndërtojnë dhe aty ku nuk munden ta kthejnë, ta shndërrojnë në përfitim për godinat e tyre, siç ndodh edhe me sheshin Skënderbej”, tha Shima.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ “Me Brahon në krye të SPAK nuk ka më hetime ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion”

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për …

Leave a Reply