Hoxha: Shkarkohet prokurori që kërkoi dënimin tim për bunkerin

iNDRIT hoxha

Shkarkohet prokurori, Gjon Kodra për mosjustifikim të pasurisë. Por jo vetëm për mosdeklarim të pasurisë. Ndër të tjera Kodra u gjet fajtor edhe për akuzën e shoqerimit me persona me precedentë kriminal në fushën e narkotikëve.

Kodra është i njëjti prokuror i cili në vitin 2015 kërkoi dëmimin tim në gjykatën e Shkallës së Parë pa asnjë provë kundrejt meje.

Kerkesa e prokurorit të lidhur me krimin u pranua nga gjyqatari, Artan Gjermeni, edhe ky i akuzuar për lidhje me bandën e Aldo Bares. Ketu dua të theksoj se asnje provë nga pala mbrojtëse, pra nga avokatët e mij Avokati Altin Goxhaj dhe Erald Aga, nuk u pranua nga pala tjetër.
Por kalvari i gjatë i padrejtësive kundrejt meje nuk përfundoi lehtë nga këta dy të kalbur të pjesës së sistemit tonë të drejtësisë.

Vendimi tyre u rikthye nga Gjykata Apeli, pikërisht me argumentin: Mospraninim të provave të palës mbrojtese.
Gjyqi nisi në 2015 dhe ende vazhdon sot e kësaj dite, një gjyq turpi për të cilin unë akuzohem se organizova një protestë kundër bunkerit komunist të Ramës dhe simboleve komuniste që ai përfaqëson.

About Redaksia

Check Also

Gjykata federale e SHBA-së autorizon kërkesën për konfiskimin e aseteve shqiptare

Shqipëria përballet me një tjetër humbje financiare pas Becchettit Pas humbjes së arbitrazhit me biznesmenin …

Leave a Reply