Ilda Mara: Në momentin që bie një kështjellë si Butrinti, gjithçka tjetër mund të shkatërrohet

Studiuesja Ilda Mara u shpreh se, në momentin që bie një kështjellë si Butrinti mendoj që gjithçka tjetër mund të shkojë më pas.

“Do të ishte mirë që ky ligj për trashëgiminë kulturore që është çalaman, ka shumë hapësira. Po e provojnë me Butrintin, trashëgimi e UNESCO-s dhe në momentin që bie një kështjellë si Butrinti mendoj që gjithçka tjetër mund të shkojë më pas. Këta jane seriozë, ADF, por frika mund të jetë se kush mund të vijë më pas, kush mund të marrë Durrësin, Apoloninë, Beratin, Gjirokastrën. Do të ishte mirë që ju mund të inicioni edhe një përmirësim të ligjit dhe një kërkesë që tashmë u hapën negociatat, ne kemi mundësi që të marrim asistencë teknike nga BE.

Mund të jetë një kërkesë shumë praktike që mund t’i vijë në ndihmë trashëgimisë kulturore. Duhet të kemi një qendër për trashëgiminë kulturore. Duhet punuar me ekspertët lokalë, ekspertë që i kanë plasur derën Mirela Kumbaros. Dua të sjell një shprehje të Abraham Lincoln: “Nëse mendojmë se kultura është e shtrenjtë, atëherë provoni injorancën”. Kultura, identiteti janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Mara.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply